Sunday, February 12, 2023

Artisti

Artisti nuk ka nevojë për mbështetjen e masës, të turmës e cila nuk ka një mendim, ka thjesht një frymë rebelimi sepse e sheh si armik atë që nuk është pjesë e saj. 
Artisti nuk ka nevojë për nota, për vlerësime dhe diploma nga një grup intelektualësh të cilët e quajnë veten të tillë sepse janë grumbulluar së bashku duke tundur në dorë një copë letër, një letër sa për të ushqyer krimbat. 
Artisti nuk është aspak i vetmuar, ai thjesht duket i vetmuar në sytë e turmës.
Artisti është një botë më vete, jo një botë e turmës.
Artisti nuk lufton për të ndryshuar të tjerët. Ai lufton veten sepse me ndryshimin e vetes ndryshon edhe bota. 
Artisti nuk pason të tjerët, as kërkon pasim nga të tjerët. Artisti heton pasimin e verbër, nxjerr në pah drejtësinë, nxit vetëdijen për të vërtetën dhe frenon forcat e mashtrimit. 
Për këto arsye, artisti krijon shumë armiq të vërtetë dhe miq të shtirur. 

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja