Tuesday, January 3, 2023

Heshtja

Meditim për heshtjen 

1)Sa herë që ka heshtje rreth jush, dëgjojeni atë. Ndjejeni atë. Kushtojini vëmendje asaj. Dëgjimi i heshtjes krijon heshtje brenda jush, sepse heshtja mund të perceptohet vetëm përmes vetvetes.

2)Vini re se kur perceptoni heshtjen, nuk po mendoni për asgjë. Jeni të vetëdijshëm por nuk mendoni.

3)Sapo filloni të ndërgjegjësoheni për heshtjen, hyni menjëherë në një gjendje vigjilence të brendshme e të qetë. Ju jeni prezent. Ju jeni çliruar nga zakonet e gjata të turmave mijëvjeçare.

4)Shikoni një pemë ose një lule. Ndjejeni atë në heshtje. Sa të qetë janë, sa të rrënjosura thellë në qenie. Lëreni natyrën t'ju mësojë heshtjen.

5)Kur shikoni një pemë dhe ndjeni paqen e saj të qetë, ju vetë qetësoheni. Do të lidheni me heshtjen në një nivel shumë të thellë. Ju ndjeni unitet me gjithçka që perceptoni në dhe përmes heshtjes. Të kuptosh njëshmërinë tënde me gjithçka rreth teje është dashuri e vërtetë.

6)Heshtja ndihmon, por nuk ju nevojitet për të gjetur paqen. Edhe në një mjedis të zhurmshëm, mund të jeni të vetëdijshëm për heshtjen nën nivelin e zhurmës, hapësirën nga e cila buron zhurma. Kjo është hapësira e brendshme e vetëdijes së pastër - vetëdija.

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja