Saturday, July 6, 2024

Paradoksale, apo jo?

1. Sa më shumë mësoj, aq më shumë kuptoj sa pak di.
2. Fillimi i fundit është një fillim i ri.
3. Për të fituar lirinë, duhet të kufizosh lirinë.
4. Sa më shumë përpiqesh të jesh i lumtur, aq më shumë të ikën lumturia.
5. Shpresa është një ankth i ëmbël.
6.Derrit i pëlqen ti baltosë të gjithë sepse me baltë ushqehet. Kështu ai mendon se u jep ushqim nga ushqimi i tij. 
7. Nuk keni pse shqetësoheni nga ilaçet qetësuese. Ato janë bërë për të larguar shqetësimin. Por edhe nëse ndiheni të shqetësuar,  ato do ju qetësojnë.

...............
1. Poezia është heshtja më e zhurmshme.

2. Poetët flasin më qartë kur shkruajnë në mjegull
.
3. Të jesh poet do të thotë të gjesh fjalët më të bukura për të shprehur atë që s'mund të thuhet.

4. Poezia është një gënjeshtër që tregon të vërtetën.

5. Poetët janë shpirtërat më të lirë, të burgosur në fjalë.