Kur behet fjale per dashurine,asnje nuk e kupton kur dhe si bie ne dashuri.Ndonjehere na duket sikur kemi rene ne dashuri por ne te vertete mund te jete thjesht simpati.Prandaj duhet qartesuar me ndjenjat e tua ndaj dikujt sepse simpatia mund te ngaterrohet shpesh me dashurine , prandaj shume njerez jane ndare dhe zhgenjyer me kalimin e kohes nga nje lidhje.
Monday, March 6, 2017
Lengate zemre
Lengate zemre eshte dashuria,
një bashkim zemrash, - thonë njerëzia.
Një te tillë dhembje ndjen, kur je sëmurë,
nje fshehtesi Ideje,qe se njeh kurrë.
Gjersa s'e dime nga vjen, eshte intime,
origjin e saj na thonë eshtë Divine.
Sa here mundohem ta shkruaj, ta shpjegoj,
nga turpi skuqem, nuk mundem ta tregoj.
Ndonje i ditur rreh që ta shpjegoje,
Po dashurin s'gjen fjalë që ta tregojë.
Nëse nxiton më parë atë ta shkruash
ben prapakthehu edhe fillon të vuash.
Mendimi bije si nje gomar në baltë,
Te dyja i ka ajo, dhe helm, edhe mjaltë.
Si diell refehet,ne bote nuk ka te dyte,
Po ta veshtrosh ne sy,te dhembin syte!
Sunday, March 5, 2017
Njeriu dhe lodra
Cdo njeri e ka lodren e tij.Qeveria ka popullin.Bankat kane qeverite.Kush zoteron bankat,zoteron shtetet.
Saturday, March 4, 2017
Ne pergjithesi meshkujt perpiqen te pushtojne femren pa e joshur. Ndersa femrat e joshin pa e pushuar.
Ne pergjithesi meshkujt perpiqen te pushtojne femren pa e joshur.
Ndersa femrat e joshin pa e pushuar.
Friday, March 3, 2017
Karremi
Buzëqeshja e nje femre ne nje publik ku terheq shikimet e meshkujve eshte karemi i djallit qe viktimizon me shume femren sesa meshkujt.
Thursday, March 2, 2017
Tre mesime qe te bejne te forte psikologjikisht :
Meritoje fitimin.Nese nuk e meriton,mos u streso per ate fitim sepse humbja eshte ne dobine tende.
Humb me arsye.Nese humbja jote eshte e arsyetuar,atehere arsyeja ka per te te drejtuar ne dyer te tjera.
Gjej balancen ne cdo gje.Nese aftesite e tua mesohen te gjejne balancen ne gjithçka,atehere fitimet dhe humbjet nuk jane aq te rendesishme sesa aftesia e balances
Wednesday, March 1, 2017
Bota
Eh ç’u mbush bota me rroba pa njerëz e njerëz pa rroba.
Me njerez lakuriq qe behen te pasur e njerez te varfer qe jetojne lakuriq.
Me njerez qe ankohen se skane cfare te veshin e njerez qe nuk dine cfare te zgjedhin per te veshur.
Me rroba qe po kalben ne dollap pa u veshur e njerez qe po kalben nga veshja qe i tregon te zhveshur.