Tuesday, November 29, 2016

Urrejtja

Nga mungesa jote zbulova armikun e dashurise...
Nga heshtja jote degjova urrejtjen e vetmise..
Me armikun e dashurise po shtrihem te fle...
Me urrejtjen e vetmise po varrosem nën dhe.

Urrejtja

Nga mungesa jote zbulova armikun e dashurise...
Nga heshtja jote degjova urrejtjen e vetmise..
Me armikun e dashurise po shtrihem te fle...
Me urrejtjen e vetmise po varrosem nën dhe.

Vendi

Kur isha nje dite me te,
kushedi sa gjera u bene nje.
Si nje mbasdite qe ishte,
mbaj mend se diçka me terhiqte.
Veshur thjesht ashtu siç di,
per te tjera gjera duhej rendesi.
Ne mos per nje parfum te rralle,
te pakten fytyra duhej e gjalle.
Nuk e di nese ishte klima,
por here vape e here me dritherima.
Vetem nje gje e di me plot siguri,
flake ka dhe shpirti jo vetem mbi qiri.
Me foli dhe njekohesisht me pa,
po ashtu dhe nje shije jo te mire la.
Tek iku per kete gjate u mendova,
Me heshtjen time pse e hidherova.
Nese nje dite do jem serish me te,
faqet mund te skuqen pa bere gje.
Sepse keshtu na e paska dashuria,
diçka te ngop e per diçka te merr uria.

Friday, November 25, 2016

Reagimi dhe sjellja

Une jam njeri i paqes,jam i bute dhe i qete,kjo eshte sjellja ime.Por kur une zemërohem,nese bej diçka ne zemerim e siper,ky nuk jam une,kjo nuk eshte sjellja ime por reagimi im.Reagimi im eshte ajo qe doni ju,ajo qe ju nxisni dhe provokoni te ndodhe.Prandaj mos me fajesoni mua per reagimin tim por veten tuaj qe e nxitet.
Une mbaj përgjegjësi vetem per sjelljen time te vetedijshme...!

Tuesday, November 22, 2016

Eh cte ben dashuria

Vertet dashuria duhet kerkuar,
ose ti nuk e sheh kur del zbuluar.
Te ftohtit dhe ngrohjes i ben derman,
e vetmja gje qe edhe qesh edhe qan.
E habitshme si zbukurohet njeriu,
kur fare e dashurise shpejt i mbiu.
E ujit ate shpesh me pika lumturie,
frytet i'a korr me vepra çiltersie.
Zemra zgjerohet sa me nuk ka,
sepse dashuria nuk te ben fukara.
Te mbulon po deshe edhe me flori,
mos u genje tek thone qe ti nuk di.
Fle dhe zgjohet ku te kete deshire,
e zgjedh vete vendin me te mire.
Kashta i duket sikur eshte ne pupla,
Behet fjale per njeri me fjale te buta.

Dielli lind...

Dielli lind dhe ofron ngrohtesi,
por per shpirtin nuk mjafton ai.
Po te kishte dhe nje prekje tjeter,
ndoshta do te ndizej lehte si leter.
Lulet çelin dhe arome nuk kursejne,
por per faqet ilaç ato nuk gjejne.
Nese buza nuk do jepte vetem fjale,
lekure e tyre do ishte me e gjalle.
Era shperndan ajrin qe nevojitet,
por veshi nga ajo shpesh bezdiset.
Vetem frymemarja behet melodi,
sepse hallin e veshit vetem ajo e di.
Hena nuk e kursen driten aspak,
por syri per gjume do tjeter shkak.
Ndoshta nje enderr plot veprime,
ose nje veper plot enderrime..

Monday, November 21, 2016

Koha

Hijet e te kaluares dhe rrezet e se ardhmes i ndan vec nje vije shume e holle e se tashmes.Askush nuk e percakton dot se kur fillon njera e kur mbaron tjetra.