Tuesday, June 27, 2017

Kërcimi

“Kur ndiej se më kërcehet, unë kërcej. Nuk dua t’ia di nëse ndonjë tjetër është duke kërcyer, ose nëse të gjithë të tjerët janë duke qeshur me mua. Unë kërcej duke ëndërruar,duke dashuruar ëndrrën,duke ëndërruar dashurinë,duke kërcyer me dashurinë”!

Monday, June 19, 2017

Fajësimi dhe Vlerësimi

Qëkur mësuam të fajësojmë njëri-tjetrin për gabimet,harruam të vlerësojmë njëri-tjetrin për veprat e mira.
Fajësimi i gabimeve është nxitje për të tjera gabime.Vlerësimi i veprimit të mirë është nxitje për të tjera mirësi.

Shumë njerëz e kërkojnë dashurinë,por nuk dinë çfarë është dashuria.Vdesin në emër të dashurisë,por nuk dinë si të jetojnë të dashuruar.

Shumë njerëz e kërkojnë dashurinë,por nuk dinë çfarë është dashuria.Vdesin në emër të dashurisë,por nuk dinë si të jetojnë të dashuruar.

Saturday, June 17, 2017

Gabimet dhe mësimet

Ironia

Ironia nuk është argument për të treguar që ti je në të vërtetën.Ajo është një mënyrë  për të mbuluar mashtrimin tënd duke sulmuar të vërtetën e tjetrit.

Saturday, May 27, 2017

Miku

Për ta dashur të Vërtetën kushtëzohet urrejtja e gënjeshtrës.
Kush është i zënë duke dashur Mikun,është i kushtëzuar me urrejtjen e armikut.
Sepse dashuria tregohet duke urryer të keqen për tu afruar më shumë me të Mirën.

Friday, May 26, 2017

Femra e përkushtuar

Një femër ideale ka tre përkushtime : "përkushtim ndaj të dashurit,përkushtim ndaj familjes dhe përkushtim ndaj librit"!