Tuesday, January 30, 2018

Nuk duket dituria tek ai që mëson as tek ai që mendon,por tek ai që mëson si të mendojë dhe të mendojë rreth asaj që mëson.

Nuk duket dituria tek ai që mëson as tek ai që mendon,por tek ai që mëson si të mendojë dhe të mendojë rreth asaj që mëson.

Monday, January 29, 2018

Mos i jep shpresë të rremë dikujt që është duke vuajtur, sepse shpresa e tij mund të realizohet një ditë nga dikush tjetër, ndërsa vuajtja e tij do t'ju zërë juve!

Mos i jep shpresë të rremë dikujt që është duke vuajtur, sepse shpresa e tij mund të realizohet një ditë nga dikush tjetër, ndërsa vuajtja e tij do t'ju zërë juve!

Nuk është pak apo shumë ajo që ti posedon por ajo që ti mendon për to. Kënaqësia dhe dhimbja nuk është diçka por një mënyrë për të parë diçka.

Nuk është pak apo shumë ajo që ti posedon por ajo që ti mendon për to.
Kënaqësia dhe dhimbja nuk është diçka por një mënyrë për të parë diçka.

Saturday, January 27, 2018

Luftë pretendimesh

Në këtë botë çdokush është një udhëtar.Secili zgjedh rrugën e tij që e sheh më të arsyeshme sipas bindjes që ka.Por ka prej atyre që pretendojnë se rruga e tyre është më e mirë se e tjetrit. Pretendimet e tyre shprehen duke lavdëruar rrugën e tij ose duke ironizuar rrugën e tjetrit.
Pra,në këtë luftë pretendimesh, çfarë mund të bëhet dhe si?!
A ka ndonjë zgjidhje për të ndaluar këtë luftë apo duhet të mos ndalohet duke menduar se është e pamundur të ndalohet?

Leximi dhe protesta

Kur njerëzit të fillojnë të lexojnë,nuk do dalin të bëjnë protesta në emër të një ideje apo një partie.Por fatkeqësisht midis protestuesve ka që lexojnë.Kjo do të thotë se ata ose nuk lexojnë për të mësuar ose lexojnë për t'u bërë politikanë.

Friday, January 26, 2018

Kur shkruaj

Kur shkruaj,ndjej vetëm të shkruaj... Atëherë filloj përsëri të shkruaj që mos të humb ndjesinë e të shkruarit.
Të shkruarit më ushqen ndjesinë dhe ndjesia më frymëzon të shkruaj.

Wednesday, January 24, 2018

Miq dhe armiq

Mos u nxito kurrë të bësh miq,
nga nxitimi të dalin armiq të ligj,
por në u bëfshit armiq të tillë,
paqen e ke shitur tepër lirë.

Mos u nxito mikun ta harrosh
nga nxitimi veten ta turpërosh,
por në u bëfshit miq të tillë
veten ke shitur tepër lirë.