Dikush jepte shpjegimin e një ideje të re përpara një grupi intelektualësh.Sapo fliste,dikush aty që e dëgjonte qeshte.
Nuk duroi më e i thotë që të dalë jashtë sepse nuk e ka vendin këtu.
Ky i thotë - : A nuk e sheh që të po ironizojnë të gjithë këtu?!
Atëherë i thotë ky - : Jam unë që nuk e kam vendin këtu!
Friday, April 27, 2018
"intelektualët"
E vërteta dhe logjika
Logjika e njerëzve është e kufizuar dhe merret më shumë me arsyetimin korekt sesa me të vërtetën.Sepse e vërteta është hyjnore ndërsa logjika është njerëzore.Pra,për të patur një arsyetim korekt,logjika njerëzore duhet të edukohet me argumente të së vërtetës hyjnore.Logjika e kufizuar duke patur si referencë të vërtetën hyjnore,ka për të qenë në përputhshmëri me natyrën e së vërtetës dhe si rrjedhojë ka për të qenë në rrugën e vërtetë dhe të saktë.
Për sa kohë që logjika njerëzore merr për referencë një tjetër logjikë njerëzore, atëherë ka për t'u sorollatur lart e poshtë në të kotën dhe si rrjedhim do jetojë në mashtrim.
Pse?! Sepse e vërteta është një,ndërsa mashtrimet janë shumë.
Thursday, April 26, 2018
“Nëse ke një tru, duhet ta përdorësh. Nëse ke një zemër,duhet të dashurosh. Nëse ke një kuletë,duhet të shpenzosh. Nëse ke shëndet,duhet të punosh. Nëse ke një jetë,duhet ta jetosh. Sepse kurrë nuk i dihet se kur të vjen vdekja që t'i merr të gjitha këto mirësi"
“Nëse ke një tru, duhet ta përdorësh.
Nëse ke një zemër,duhet të dashurosh.
Nëse ke një kuletë,duhet të shpenzosh.
Nëse ke shëndet,duhet të punosh.
Nëse ke një jetë,duhet ta jetosh.
Sepse kurrë nuk i dihet se kur të vjen vdekja që t'i merr të gjitha këto mirësi"
Wednesday, April 25, 2018
Shëndeti i ditës është puna e ndershme. Shëndeti i natës është gjumi i qetë.
Shëndeti i ditës është puna e ndershme.
Shëndeti i natës është gjumi i qetë.
Monday, April 23, 2018
Njerëzit që më së shumti duhet të falenderoni dhe t'i jini mirënjohës janë ata që ju mësojnë juve falas. Ju nuk e dini sa të shtrenjta janë ato mësime.Ato vlejnë një mal me përvojë.
Njerëzit që më së shumti duhet të falenderoni dhe t'i jini mirënjohës janë ata që ju mësojnë juve falas.
Ju nuk e dini sa të shtrenjta janë ato mësime.Ato vlejnë një mal me përvojë.
Saturday, April 21, 2018
Nëse leximi të ka shtuar mëndjemadhësinë, atëherë injoranca ka për të të mposhtur.
Nëse leximi të ka shtuar mëndjemadhësinë, atëherë injoranca ka për të të mposhtur.
Janë të paktë ata që lexojnë për të mësuar. Më pak ata që mësojnë për të punuar. Shumica lexojnë për të debatuar.
Janë të paktë ata që lexojnë për të mësuar.
Më pak ata që mësojnë për të punuar.
Shumica lexojnë për të debatuar.