Saturday, September 30, 2017

Më mirë një fukara me shpirt të pasur apo një të pasur me shpirt të varfër?


Shpirti i pasur e njeh kuptimin e jetës, ndërsa shpirti i varfër nuk e di kuptimin e pasurisë.
Shpirti i pasur nuk dëmtohet nga varfëria, ndërsa shpirti i varfër dëmtohet nga pasuria.
Një i pasur me shpirt të varfër nuk është i dobishëm me pasurinë e tij.Ndërsa një i varfër nuk është dëmshëm me varfërinë e tij.Por një shpirt i pasur ka një favor më shumë sesa i pasuri.Ai me shpirtin e tij duron sprovat dhe gëzon të tjerët me mirësinë e sjelljes së tij.
Për shpirtin e pasur kanë nevojë të gjithë,të pasur e të varfër,ndërsa për një të pasur kanë nevojë vetëm ata që duan pasurinë e tij.
Një i varfër e ka të vështirë të plotësojë nevojat e tij por një i pasur e ka të vështirë të jetojë me pasurinë e tij sepse një shpirt i varfër nuk kënaqet kurrë.

Friday, September 29, 2017

A nuk të ka marrë malli?

A nuk të ka marrë malli?
A nuk ndien dhimbjen e vetmisë?
A nuk e ndien atë ndjesinë torturuese që të krijon një boshllëk në shpirt?
Si arrin ta fshehësh këtë dhimbje nga sytë e të tjerëve?
Më thuaj,ku e mësove aktrimin kaq mirë?
Për sa kohë do shtiresh si e lumtur në sytë e të tjerëve?
Sa kohë do vazhdosh të mashtrosh veten dhe të tjerët me këtë aktrim?
A nuk mendon se një ditë do lodhedh nga e gjithë kjo dhe kur të lodhesh do shpërthejnë lumenj lotësh ku do mbytësh veten dhe të tjerët që të kanë njohur ndryshe?
Çfarë do i thuash vetes kur shpirti yt të të mbytë  në grykë më lotët e zjarrtë?
Mendo pak,sa njerëz do lëndosh atë ditë dhe kush do të të qëndrojë pranë kur të dalë gjithë e vërteta.
Megjithatë,ta zëmë se do shpëtosh nga njerëzit duke aktruar...Po Zotit si do i shpëtosh?

Më shumë mendojnë armiqtë të të shkatërrojnë sesa miqtë të të ndihmojnë!

Më shumë mendojnë armiqtë të të shkatërrojnë sesa miqtë të të ndihmojnë!

Tuesday, September 26, 2017

Fjala jote ne vesh te tjetrit

Ne nje leter te bardhe do te numeroheshin me mijera fjale qe nepermjet tyre te kenaqej syri ose te merrnim nje vrenjte vetullash.Kjo e fundit eshte bere pak a shume si nje klishe e viteve te fundit,sepse arrihet deri ne cakun e egoizmit mbi fjalen qe shkruajme apo shqiptojme vete ne dhe duke lene menjane me nje fare perbuzje fjalen e tjetrit. Pse keshtu?!

Do e nisja kete "diskutim" duke u mbeshtetur ne tre pika kyce te te shkruarit tim: "Lirshemeria,Kritika dhe Konkluzioni jo detyrimisht i arrire."

Te qenurit e lire ne ate qe une shkruaj,sipas meje do te thote te heqesh barierat e nje shkrimi i cili detyrimisht duhet te pelqehet.Ka nga ata njerez qe e marrin ne duar shkrimin tend,ka nga ata qe ecin ne te ne menyre krejtesisht siperfaqesore madje ka edhe nga ata te cilet kerkojne çfare fshihet midis rrjeshtave. Jane pikerisht keta te fundit qe me bejne t'ia u le shkrimin tim ne duar pa asnje problem. Do veproja keshtu sepse midis rreshtave gjithnje fshihet ajo çka ne deshirojme te lexojme.Ndonjehere ndodh edhe te mos na pelqeje dhe ti qendrojme besnik te gjithe tekstit,per ta vleresuar ate si te goditur apo jo.Te gjeturit midis rrjeshtave ate qe na nevojitet detyrimisht do perfundojme tek pika e dyte,kritika.

Kritika ne vetvete nuk eshte gje tjeter veçse syri i mprehte i lexuesit ne raport me syrin e shkrimtarit.Ne rastin tim,syri i mprehte i lexuesit do me vinte edhe mua ne prove per te shkruar edhe me mire.Gjithashtu do arrija te dalloja cfare fshihet brenda meje me teper,gje e cila do ta shtynte me teper egon time ne te shkruar. Lexuesi ne kete rast nuk mund te bente gje tjeter( besoj une,) pervecse t'i kushtonte rendesi po njesoj fjalise time te rradhes.Keshtu dashur-padashur do te arrinim ne bashkebisedim,qofte edhe vetem me sy.

Te biseduarit vetem me sy,eshte zgjedhja ime me e shpeshte,sepse ne kete rast kuptoj edhe boten e syve te tjere.E kam fjalen per ate bote qe tjetrit i kalon perpara dhe nuk arrin ta dalloje.Kete gje lum ai qe e dallon,zgjat doren per ta kapur dhe ne fund  e ndihmon tjetrin ta rigjeje kur i humbet.

Ne kete pike te shkrimit tim,vendos qe te mos zgjatem me. Duke u perpjekur per te marre freret,gjithnje e kam te veshtire. Eh... kur behet fjale per fjalen,ajo rrjedh pa marre leje. Por nje vend do zere edhe pika e fundit,konkluzioni jo detyrimisht i arrire.
E kam quajtur keshtu,per nje arsye te thjeshte,diçka jo fort e arrire,i hap rrugen nje dickaje tjeter.Ky eshte ligj,rregullat e te cilit nuk kane si te ekzistojne.Pranimi i nje konkluzioni jo detyrimisht i arrire,do te bente te mundur rritjen e vetevleresimit ne shkrim.Kjo do te arrihej duke mos e çare shume koken nese do shitej apo jo filan liber,ose a do lexohej apo jo filan shkrim. Tek e fundit gjerat qe kane qellim te caktuar,jane te detyruara te trokasin ne cdo dere,ajo qe hapet patjeter e ka nje konkluzion qe na nevojitet.

Monday, September 25, 2017

Të koleksionosh do të thotë të jesh në gjendje të jetosh me të kaluarën,do të thotë të shikosh portretet e të kaluarës.

Të koleksionosh  do  të  thotë  të  jesh  në  gjendje  të  jetosh  me  të  kaluarën,do  të thotë të shikosh portretet e të kaluarës.

Për atë që kërkon sasi gëzimesh, vetëm efikasiteti ka rëndësi.

Për  atë  që  kërkon  sasi gëzimesh,  vetëm  efikasiteti  ka  rëndësi.

Të mos dish ta gëzosh shpirtin, do të thotë ta shesësh.

Të  mos  dish  ta  gëzosh  shpirtin,  do  të  thotë ta  shesësh.

Dashuria është bujare vetëm atëherë kur e di që është kalimtare dhe e veçantë.

Ne  quajmë  dashuri  atë  ndjenjë që  na  lidh  me  qënie  të  tjera  duke  iu  referuar  një  mënyre  kolektive  të  të parit,  për  të  cilën  librat  e  legjendat  janë  përgjegjës.  Por  nga  dashuria  unë njoh  vetëm  atë  përzjerje  dëshire,  dhembshurie  e  mirëkuptimi  që  më  lidh me  një  qënie.  Kjo  përzjerje  nuk  është  e  njëjta  për  një  qënie  tjetër.  Nuk kam  të  drejtë  t’i  quaj  të  gjitha  këto  përvoja  me  të  njëjtin  emër.  Kjo  më detyron  të  mos  i  kryej  më  të  njëjtat  gjeste. Kështu,  zbuloj  një mënyrë  të  re  të  të  qënit  që  më çliron,  të  paktën,  po  aq  sa  çliroj ata  që  afrohen.  Dashuria  është  bujare  vetëm  atëherë  kur  e  di  që  është  kalimtare dhe  e  veçantë.  Të  gjitha  vdekjet  e  të  gjitha  rilindjet  krijojnë gjelbërimin  e  jetës.

Ego dhe dashuri

Çdokush në dashuri është egoist sipas  mënyrës  së  vet,  pa  dyshim.  Por  edhe  këtu  duhet të  merremi  vesh.  Kemi  nga  ata  që  janë  bërë  për  të  jetuar  dhe  ata  që  janë bërë  për  të  dashuruar. Sepse  dashuria,  për  të  cilën  po  flasim  këtu,  është  zbukuruar  me iluzionet  e  përjetësisë.  Të  gjithë  specialistët  e  pasioneve  na  mësojnë  se dashuri  të  përjetshme  ka  vetëm  kur  ajo  pengohet.  Nuk  ka  kurrë  pasion pa  luftë.  Një  dashuri  e  tillë  merr  fund  vetëm  në  kontradiktën  e  fundme që  është  vdekja.  Duhet  të  jesh  Verter  ose  hiç.  Edhe  këtu  ka  shumë mënyra  për  të  vrarë  veten,  një  nga  të  cilat  është  dhënia  e  plotë  e  vetvetes ose  harrimi  i  vetvetes.Ata  që  një  dashuri  e  madhe i  shkëput  nga  e  gjithë  jeta  vetjake  pasurojnë  ndoshta  vetveten,  por  me siguri  varfërojnë  jetën  e  atyre  që  dashurojnë.  Një  nënë,  një  grua  e pasionuar  e  ka  detyrimisht  zemrën  e  tharë,  sepse  janë  larguar  nga bota.  Një  ndjenjë  e  vetme,  një  qënie  e  vetme,  një  fytyrë  e  vetme, gjithçka  gllabërohet.

Pesimisti nuk ndjen keqardhje sepse e sheh këtë si formë tjetër të shpresës.

Pesimisti nuk ndjen  keqardhje sepse e sheh këtë si formë  tjetër  të  shpresës.

Mashtrues të ndërgjegjshëm

Një  mashtrues  që  bëhet  i  ndërgjegjshëm për mashtrimin e tij nuk ndryshon.  Të  mashtrojë  është  zanati  i  tij.  Vetëm  në  romane  njerëzit ndryshojnë  gjendjet  e  tyre  ose  bëhen  më  të  mirë.

Disa njerëz e shohin miqësinë si një shkallë për të arritur qëllimin.Këta vuajnë në vetvete dënimin e pasigurisë dhe vetmisë.

Disa njerëz e shohin miqësinë si një shkallë për të arritur qëllimin.Këta vuajnë në vetvete  dënimin e pasigurisë dhe vetmisë.

Sunday, September 24, 2017

Problematikët

Disa njerëz janë aq shumë problematikë saqë dhe për pemën ankohen se u pengon të shohin pyllin.

Wednesday, September 20, 2017

Dëgjon?

Dëgjon?
E di që më dëgjon...!
...edhe për sa kohë do endemi nëpër rrugët tona duke kërkuar për shpirtrat tanë?
Dëgjon?
Hape zemrën dhe dëgjo hapat tona që kanë bërë të vajtojnë dhe gurët më të ftohtë!
Dëgjon?
Hape mendjen dhe shiko gjurmët që kanë lënë lotët  në trupat tanë!
Dëgjon?
Mos vrapo kurrë në një rrugë që nuk është e jotja!
Dëgjon?
Mos përqafo krahë të dikujt tjetër të cilat nuk janë për ty!
Dëgjon?
Mos i buzëqesh dikujt tjetër kur zemra të qan për dikë tjetër!
Dëgjon?
Mos i thuaj "të dua" dikujt tjetër i cili dashuron dikë tjetër!
Dëgjon?
Mos jeto një jetë të dikujt që priste të ishte jeta e dikujt!
Dëgjon?
E di që më dëgjon!
Sepse jeta jote nuk është ajo që po bën,por është jeta që ti ndjehesh e detyruar të paguash!
Më dëgjon?
E di që më dëgjon...!

Tuesday, September 19, 2017

Heronjtë

Për sa kohë që luftëtarët tanë janë gjallë ua ulim kokën atyre në këmbët tona,por kur kalojnë vite pas vdekjes së tyre i vendosim këmbët e tyre në kokët tona.
Kjo është hipokrizi!

Friday, September 15, 2017

Të sinqertë dhe të djallzuar

Është thënë se të ndershmit dhe të sinqertët nuk mund të kenë ndonjë lidhje me të pandershmit dhe të djallzuarit, qoftë kjo lidhje gjaku,miku apo çfarëdo...
Sepse të njëjtët jetojnë me të njëjtët,lloji kërkon llojin e njëjtë dhe këtë gjë po e vërtetoj çdo ditë e më shumë që po jetoj.
Ata/o që po largohen prej meje janë të zhgënjyer me sinqeritetin tim,por dhe unë jam i zhgënjyer me djallëzinë e tyre.

Ditët tona

Njeriu më i falimentuar është ai që i ka ditët të njëjta.Çfarë dobie ka nga një njeri i cili të djeshmen e ka të njëjtë me të sotmen dhe të nesërmen njësoj me të sotmen? Është njëri i padobishëm ai që nuk mëson apo bën të paktën diçka të re çdo ditë në të cilën ai dëshmon me egzistencën e tij!

Thursday, September 14, 2017

Dhuratat

Dhuratat që na bëjnë janë të ndryshme sipas mundësive që ka secili.
Dikush të dhuron një send me vlerë të lartë,dikush një send me pak vlerë,dikush një buzëqeshje,dikush respekt,dikush të dhuron nga koha...dikush të jep uratë...dikush lutet për ty...etj!
Prandaj mos e vlerësoni dhuratën nga çmimi që  ka në treg por nga mundësia që ka tjetri kur ta dhuron me gjithë zemër.
Ndonjëherë nuk është dhurata ajo që vlerësohet por dhuruesi i saj.
Prandaj jini mirënjohës për çfarë do që ju dhurojnë.

Friday, September 8, 2017

Fatkeqësi dhe Mirësi

Jeta jote vlen më shumë sesa fatkeqësia që ke pësuar dhe mirësitë që të janë dhuruar.
Prandaj mos u fikso pas fatkeqësisë sepse ke për të humbur mirësitë... dhe as mos u kreno tepër për mirësitë që posedon sepse mëndjemadhësia të rënon.

Frika nga humbja

Forcën e dashurisë ndaj dikujt do e kuptoni kur të ndiheni frikën se mos e humbi...Kur të ndjeni këtë frikë, atëherë do e kuptoni çfarë është të vuash nga dashuria...!

Wednesday, September 6, 2017

Ndërgjegjja

Ndërgjegjja e pastër nuk ka frikë nga errësira!
Errësirat ndriçohen nga një shkëndijë e vogël e së vërtetës.
Të gjithë njerëzit me shpirt errësirë nuk e trembin një shkëndijë të bukur e cila buron nga shpirti i pastër.

Sunday, September 3, 2017

Kombi apo feja

E pyetën një grua e cila sapo lindi fëmijën e parë por  të dashuruar marrëzisht me burrin se kë donte më shumë,burrin apo fëmijën...(?!)

- Tha : " Fëmijën sepse është qenia ime,shpirti dhe trupi im,pastaj burrin sepse është babai i tij dhe burri im.Me ardhjen e fëmijës u shtua më shumë dashuria ime ndaj burrit dhe nuk pakësohet përkujdesja ndaj tij me ardhjen e fëmijës"

Kështu është edhe me pyetjen që shtrohet nga disa : " Kombi apo feja e para?"
Kombi është babai ynë,feja është fëmija.Nuk i ndajmë nga njëra-tjetra.