Tuesday, July 31, 2018

Një takim i rastit

-Përshëndetje!
Përshëndetje
-Si e ke emrin?
Njerëz të ndryshëm më quajnë me emra të ndryshëm por emri im është emër i respektuar në historinë tonë!
-Sa vjeç je?
Në moshën më të bukur
-Ku jeton?
Jam një udhëtar në këtë dynja!
-Çfarë pune bën?
Punë të mira për veten,familjen dhe njerëzit e tjerë!
-Ku e ke shtëpinë?
Aty ku më zë gjumi rehat!
-Sa e ke numrin?
42.Xl.90.1.80
-Cila është makina jote?
Të gjitha makinat që sheh!
-A je i pasur?
Jam kënaqur!
-A je i martuar?
Jam i dashuruar!!!
-Ok,më falni,ju kërkoj ndjesë!

U largua dhe nga larg e pashë që e grisi letrën!

Monday, July 30, 2018

Një rrugë e dy shpirtra

Dashuria ka vetëm një rrugë dhe dy shpirtra të cilët ecin përdore pa shikuar nëpër rrugët e të tjerëve.
Në momentin që sytë nuk shohin të njëjtën rrugë,dashuria fillon të kriset për dy arsye ; ose nuk janë të lumtur në rrugën e tyre ose duan të provojnë një rrugë tjetër e cila u duket më e mirë se e tyrja.
Pra, dashuria rrezikohet nga zilia dhe pakënaqësia.
Kur zemra të pastrohet nga këto dy helme, atëherë rruga juaj e dashurisë ka për të qenë një ëndërr e realizuar.

Nëse diturinë do e nderonim aq sa na nderon ajo,sot nuk do servilosej ndaj pushtetit të injorancës.

Nëse diturinë do e nderonim aq sa na nderon ajo,sot nuk do servilosej ndaj pushtetit të injorancës.

Saturday, July 28, 2018

Formimi

Shumë prej nesh e kanë menduar nëse ekziston në të vërtetë njeriu perfekt.
Disa e pranojnë,disa dyshojnë,e disa e mohojnë këtë lloj njeriu.
Për të larguar pesimizmin tek dyshuesit dhe mohuesit,po ju them se ky lloj njeriu ekziston dhe ka tre cilësi të kombinuara.
Këto janë : Formimi logjik,formimi moral dhe formimi fizik.

Rrezik më të madh nuk shoh tek ata që pretendojnë se dinë pa lexuar gjë,por tek ata që lexojnë pa kuptuar gjë.

Rrezik më të madh nuk shoh tek ata që pretendojnë se dinë pa lexuar gjë,por tek ata që lexojnë pa kuptuar gjë.

Qëllimi i pastër

Nëse pret mirësi nga tjetri kur i bën mirë,kjo është tregëti,jo vepër e mirë.
Nëse bën mirësi dhe e përmend më pas, qëllimi yt është t'a poshtërosh atë,jo ta ndihmosh.
Nëse bën mirësi për shkak të pozitës që ka tjetri,ti po servilosesh.
Nëse ke bërë mirësi e më pas je penduar që i ke bërë dikujt,kjo nuk është mirësi por vepër djallëzore e cila nuk u plotësua.
Nëse bën mirësi dhe e harron atë duke e lënë në Dorë të Zotit që të shpërblehesh për të, atëherë je duke jetuar mirë.

Por asnjë vepër e mirë nuk ka për t'u pranuar tek Zoti nëse nuk plotëson dy kushte : të jetë qëllimi i pastër për hir të Zotit dhe të jetë sipas asaj që të ka urdhëruar Zoti.

Kjo është kështu sepse vepër e mirë është ajo e cila është përcaktuar si vepër e mirë jo nga njerëzit por nga Zoti,sepse veprat e mira sipas njerëzve janë relative, ndërsa sipas Zotit janë absolute.

Trupi i përket tokës,shpirti i përket qiellit

Trupi i përket tokës,shpirti qiellit.
Prandaj dashuria nuk merr fund me vdekjen e trupave në tokë pasi shpirtrat e dashuruar e vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt shtëpive qiellorë.

Friday, July 27, 2018

I gjalli dhe i vdekuri

Një bisedë për të qarë e për të qeshur :

Kush ka vdekur?
- Filani
Filani?!
-Po,pse?!
Nuk e dija që jetonte.
-Dmth tani e more vesh që jetonte?Tani që ka vdekur?!
Po!!! 🤔😨😬😒

Jetojmë në një gjendje të moralit të shtirur e shtirjen e bëjmë pjesë të jetës së përditshme.
Ankohemi për bezdisjen e dikujt e kur ndron jetë ankohemi se ndiejmë mungesën e tij.
Shahemi e therremi për një copë tokë e kur jemi gjallë e qajmë duke e varrosur në atë copën e tokës për të cilën u therrën.
Mallkojnë " Mbase vdes" e kur vdes...Mallkojnë " Pse o Zot na e more kaq shpejt".

Thursday, July 26, 2018

Të mësosh sesi mësohet

Të mësosh sesi mësohet është mënyra më e sigurt për të krijuar një garanci rreth asaj që ke mësuar.
Kur të kesh mësuar sesi mësohet, atëherë kjo gjë do të të çojë në gjykimin ndaj asaj që ke mësuar.
Kur të arrish nivelin e gjykimit të asaj që ke mësuar dhe mëson, do fillosh të qartësosh midis asaj që di dhe asaj që kupton; midis informacionit dhe mendimit; midis arsyes dhe faktit; midis opinjonit dhe paragjykimit.

Monday, July 23, 2018

Gabimi i njëjtë, këshilla të ndryshme.

Disa njerëz përmirësohen kur ua kritikon gabimin,por ka dhe prej atyre që përkeqësohen më shumë kur u bën kritikë.
Po ashtu ka prej atyre që përmirësohen kur ua vlerëson punën e mirë,por ka edhe prej atyre që përkeqësohen nëse ua vlerëson këtë punë të mirë.
Urtësia qëndron në dallimin dhe në vlerësimin e tyre duke u nisur nga tipi që kanë.
Mjek i mençur nuk është ai që jep ilaç të njëjtë për sëmundje të njëjtë por ilaçe të ndryshme në njerëz  të ndryshëm edhe pse duken me të njëjtën sëmundje.

Të njohur e të panjohur

Shpesh herë shoh nga të njohurit një lloj sjelljeje që ngjan si një sjellje e ngjashme me ata që janë të panjohur.
Po ashtu,shoh nga të panjohur një lloj sjelljeje të cilën duhet t'a shoh nga të njohurit.

Rregullat e rreme

Ato që vendosen si rregulla nuk janë domosdoshmërisht vlera që përfaqësojnë arsyen dhe dobinë,por ajo që është e arsyeshme dhe e dobishme duhet që domosdoshmërisht të vendosen si rregulla të cilat janë vlera.

Moda

Ajo që është e natyrshme nuk duhet të futet në modë.
Sepse moda nuk është diçka e natyrshme!
Moda ka tendencë të zhdukë të vjetrën duke sjellë një risi të re, kështu që e natyrshmja rrezikon të zhduket nga ajo që sjell moda.

Tuesday, July 17, 2018

Të jesh ndryshe...

Të jesh ndryshe nga të tjerët nuk do të thotë që të tjerët janë më të mirë se ty.
Thjesht, ti je i veçantë!
E di që të shqetëson fakti që je ndryshe nga shumica e njëjtë.
E di që ke frikë se kjo veçanti e jotja mund të paragjykohet.
E di që mund të ndodhë që të jetosh i vetëm nga turma.
Por mos harro diçka të rëndësishme ; Diamanti është një gur si gjithë gurët e tjerë,pra ka të njëjtin emër si të gjithë.
Por ajo çka e bën të veçantë këtë gur është emri i merituar që ka marrë për shkak të vlerave të veçanta të cilat e dallojnë nga gurët e tjerë.
Ky gur u quajt diamant sepse është i veçantë nga turma e gurëve.
Prandaj,në vend që të trembesh nga turma që nuk je si ta , krenohu para tyre që ata nuk janë si ty!

Monday, July 16, 2018

Lumturia e femrës

Lumturia e femrës është mashkulli.
Lumturia e gruas është burri.
Lumturia e nënës është fëmija.
Lumturia e vajzës është familja.
Lumturia e k...  është dashnori.
Lumturia e barbones është paraja.

Çudi

Çudi,edhe pse nuk të kam takuar ,më duket sikur të njoh prej shekujsh,më duket sikur shpirtrat tanë kanë jetuar më parë në një botë tjetër...Më duket sikur shpirtrat tanë kishin humbur në kërkim të njeri tjetrit...Tashmë më duket sikur janë takuar më në fund edhe pse trupat tanë nuk janë prekur akoma.
Është e vërtetë që shpitrat janë si ushtarët; ata që njihen,bashkohen...ata që nuk njihen,luftohen.

Friday, July 13, 2018

Ka tre lloj njerëzish që mësojnë : Ata që mësojnë për të jetuar pa injorancë. Ata që mësojnë për të debatuar për të treguar që nuk janë injorantë. Ata që mësojnë për të mashtruar injorantët.

Ka tre lloj njerëzish që mësojnë :
Ata që mësojnë për të jetuar pa injorancë.
Ata që mësojnë për të debatuar për të treguar që nuk janë injorantë.
Ata që mësojnë për të mashtruar injorantët.

Thursday, July 12, 2018

Pasuria

Ka disa kategori njerëzish në lidhje me pasurimin :
Ata që pasurohen që të jenë të pasur.
Ata që pasurohen që mos të jenë të varfër.
Ata që pasurohen që të tjerët mos të jenë më të pasur se ai.
Ata që pasurohen që të tjerët të jenë më të varfër se ky.
Ata që pasurohen për të plotësuar nevojat.
Ata që pasurohen për të sjellë luftë.
Ata që pasurohen për të ruajtur paqen.
Ata që pasurohen për të sjellë dëm.
Ata që pasurohen për të bërë dobi.

Wednesday, July 11, 2018

Tuesday, July 10, 2018

E lehte eshte ta gjykosh te keqen nga larg. E vështirë t'a gjykosh kur je i përfshirë në të. E lehtë është të jesh këshilltar në dhimbjet e tjetrit. E vështirë të jesh këshilltar në dhimbjet e tua. E lehtë të flasësh bukur me barkun plot. E vështirë të dëgjosh dikë kur je me barkun bosh. E lehtë të bësh trimin pas lufte. E vështirë të luftosh kur ke zënë rehatinë.

E lehte eshte ta gjykosh te keqen nga larg.
E vështirë t'a gjykosh kur je i përfshirë në të.
E lehtë është të jesh këshilltar në dhimbjet e tjetrit.
E vështirë të jesh këshilltar në dhimbjet e tua.
E lehtë të flasësh bukur me barkun plot.
E vështirë të dëgjosh dikë kur je me barkun bosh.
E lehtë të bësh trimin pas lufte.
E vështirë të luftosh kur ke zënë rehatinë.

Thursday, July 5, 2018

Më shumë është luftuar për lirinë e mendimit sesa për mendimin. Prandaj ka më shumë liri degjenerimi sesa kufij të etikës.

Më shumë është luftuar për lirinë e mendimit sesa për mendimin.
Prandaj ka më shumë liri degjenerimi sesa kufij të etikës.

Sunday, July 1, 2018

Kam jetuar

Kam përjetuar dhimbje por dhimbja më ka forcuar...
Kam duruar goditje por plaga më ka mësuar si të mbrohem...
Kam humbur në lojrat e dikujt por kam njohur lojtarët dhe lojrat e tyre...
Kam rënë në gropat e të pabesëve por besnikët  që njoha më treguan rrugët...
Kam qarë për ikjet dhe ardhjet por kuptova që askush nuk qëndron gjatë sepse çdo njeri është një kalimtar...
Jam njohur me të keqen për t'a mbrojtur më mirë veten prej saj...
Jam njohur me të mirën për të ditur rëndësinë e saj kur veprohet...
Jam ulur me shtresa të ndryshme, të pasur e të varfër për të gjetur pasurinë e vërtetë...
Jam ulur me injorantë e të ditur për të mësuar forcën e tyre...
Shpesh kam ikur prej dikujt për të parë kush do më ndalonte...
Shpesh kam ndjekur dikë për të parë nëse do ndalonte...
Kam kërkuar prej dikujt për të parë se çfarë do kërkonin më pas...
Kam dhënë dikujt e dikuj tjetër jo, për të parë kë do humbisja...
Në pushtet kam njohur të pasur që jetonin të varfër e të varfër që ndjeheshin të pasur...
Në jetë kam jetuar më shumë se një jetë duke jetuar mes jetësh të jetuara e jetë të pajetuara,jetë që mbijetuan...e jetë që presin të jetojnë...

Vëzhgimi

Duke vëzhguar
midis njerëzve
me lot në sy
ata që i do dhe ata që mendon se të duan...
I vëzhgon
me frikë e shpresë
për të dhënë dorën
apo ndoshta dikush të të japë dorën...
I vëzhgon
me buzëqeshje të ngrirë
që dikush të t'a kthejë
si një rreze dielli
e cila të shkrin atë ngrirje.
Vëzhgon i humbur
për të gjetur një burim jete
për të marrë
një grusht uji shprese...
Vëzhgon në pritje
nga pritja e lodhur
i lodhur nga vëzhgimi
për një jetë midis jetësh...
Vëzhgoj...
nga dritarja e burgut
me shpresë për lirinë
për lirinë e mohuar
padrejtësisht...
Vëzhgoj...
me lotë në sy
për grushtin me ujë
të dikujt që më pret
padrejtësisht më pret...
për jetën
për të jetuar
për t'a jetuar
të jetojmë...
Vëzhgojmë... njëri tjetrin
unë nga dritarja e burgut
ajo nga burgu i jetës...