Duke vëzhguar
midis njerëzve
me lot në sy
ata që i do dhe ata që mendon se të duan...
I vëzhgon
me frikë e shpresë
për të dhënë dorën
apo ndoshta dikush të të japë dorën...
I vëzhgon
me buzëqeshje të ngrirë
që dikush të t'a kthejë
si një rreze dielli
e cila të shkrin atë ngrirje.
Vëzhgon i humbur
për të gjetur një burim jete
për të marrë
një grusht uji shprese...
Vëzhgon në pritje
nga pritja e lodhur
i lodhur nga vëzhgimi
për një jetë midis jetësh...
Vëzhgoj...
nga dritarja e burgut
me shpresë për lirinë
për lirinë e mohuar
padrejtësisht...
Vëzhgoj...
me lotë në sy
për grushtin me ujë
të dikujt që më pret
padrejtësisht më pret...
për jetën
për të jetuar
për t'a jetuar
të jetojmë...
Vëzhgojmë... njëri tjetrin
unë nga dritarja e burgut
ajo nga burgu i jetës...