Disa njerëz përmirësohen kur ua kritikon gabimin,por ka dhe prej atyre që përkeqësohen më shumë kur u bën kritikë.
Po ashtu ka prej atyre që përmirësohen kur ua vlerëson punën e mirë,por ka edhe prej atyre që përkeqësohen nëse ua vlerëson këtë punë të mirë.
Urtësia qëndron në dallimin dhe në vlerësimin e tyre duke u nisur nga tipi që kanë.
Mjek i mençur nuk është ai që jep ilaç të njëjtë për sëmundje të njëjtë por ilaçe të ndryshme në njerëz të ndryshëm edhe pse duken me të njëjtën sëmundje.