Kam përjetuar dhimbje por dhimbja më ka forcuar...
Kam duruar goditje por plaga më ka mësuar si të mbrohem...
Kam humbur në lojrat e dikujt por kam njohur lojtarët dhe lojrat e tyre...
Kam rënë në gropat e të pabesëve por besnikët që njoha më treguan rrugët...
Kam qarë për ikjet dhe ardhjet por kuptova që askush nuk qëndron gjatë sepse çdo njeri është një kalimtar...
Jam njohur me të keqen për t'a mbrojtur më mirë veten prej saj...
Jam njohur me të mirën për të ditur rëndësinë e saj kur veprohet...
Jam ulur me shtresa të ndryshme, të pasur e të varfër për të gjetur pasurinë e vërtetë...
Jam ulur me injorantë e të ditur për të mësuar forcën e tyre...
Shpesh kam ikur prej dikujt për të parë kush do më ndalonte...
Shpesh kam ndjekur dikë për të parë nëse do ndalonte...
Kam kërkuar prej dikujt për të parë se çfarë do kërkonin më pas...
Kam dhënë dikujt e dikuj tjetër jo, për të parë kë do humbisja...
Në pushtet kam njohur të pasur që jetonin të varfër e të varfër që ndjeheshin të pasur...
Në jetë kam jetuar më shumë se një jetë duke jetuar mes jetësh të jetuara e jetë të pajetuara,jetë që mbijetuan...e jetë që presin të jetojnë...