Wednesday, December 26, 2018

Eleganca e gjuhës

Eleganca e gjuhës tënde është një përkthim
i elegancën së mendjes tënde, kështu që
mos e ngri.

Hyrja në sytë e tu

E di që hyrja në sytë e tu është një iluzion.
Dhe e di që po të futem aty është vetëvrasje.

Të qarët nuk është dobësi

Të qash nuk është një dobësi e jotja. Nga
momenti që ke lindur, është provë që të qarët është e natyrshme.

Dhe pastaj dola me të...

Dhe pastaj dola me të...në çastet e një përqafimi...lotët u shpërndanë nga faqja e saj,si petalet e një trëndafili të lagur.

Ndjenja e dhimbjes

Ndjenja e dhimbjes është e barabartë,ndërsa rezultatet e saj ndryshojnë..
Është Zoti atje lart që po qëndron mbi të.

Dhe mosha vazhdon

Dhe mosha vazhdon...
Dhe ndjej se në ditët që do të jemi së
bashku,koha pasi të na dhurojë ndryshkun në trupat tanë, një ditë do të kthehet për të na dëgjuar...të rikthejë dhe njëherë vitet e moshës... sepse shpirtërat tanë të dashuruar kanë për të mbetur të gjallëruar duke mposhtur vitet të hedhura mbi supe.

Pa ty

Pa ty...
Nuk ka parfum të bukur.
Ti je historia e të gjitha parfumeve.

...dhe në fund mendja u lodh duke ju dorëzuar shpirtit që nuk fle kurrë...

...dhe në fund mendja u lodh duke ju dorëzuar shpirtit që nuk fle kurrë...

Sunday, December 23, 2018

Tuesday, December 18, 2018

Kush e di sa herë kam tentuar

Kush e di sesa herë kam tentuar të shkruaj për dashurinë tonë,për këtë histori të rrallë e cila nuk të do shkruhet kurrë ashtu siç duhet dhe nuk do t'ja tregojmë dot botës ashtu siç duan ta dinë,pasi çdo fjalë që do hidhja në letër do e varfëronte pasurinë emocionale që kemi ndaj njëri tjetrit.
Shpesh kam shkruar për tema dashurie,duke bërë herë pas herë poetin, filozofin dhe psikologun,shkrime këto që janë vlerësuar nga lexues të ndryshëm anë e mbanë botës por asnjëherë nuk kam arritur të shkruaj si një i dashuruar.
Të shkruash si i dashuruar është tepër e vështirë sepse kurrë nuk mund të jesh i zoti të derdhësh gjithçka që ndjen në një copë letër të bardhë.
Megjithatë,mund të arrij të shpreh deri diku atë çfarë ndjej për ty,të tregoj një pjesë të botës e cila dëshmon për një dashuri të veçantë,një dashuri e pjekur.
Pjesën tjetër të botës e kam rezervuar për momentet tona të cilat nuk mund të hidhen në letër pasi askush nuk mund t'i kuptojë,por askush nuk meriton të dijë përveç teje,pasi e kam ruajtur si një dhuratë të përjetshme si një simbol infiniti.
Të shpreh atë çka është për ty do shkruhet në pllakën e kësaj bote të përkohshme,një pllakë të artë të cilën do e marrim me vete në përjetësi.

Monday, December 17, 2018

Të dhemb?

Je strukur në atë errësirën e dhomës me pyetje të shumta që mendja jote ka frikë nga përgjigjet që do marrë nëse jeta jote merr një drejtim tjetër?
E di,kjo është çështje pasigurie,jo mungesë shprese.
Por çfarë të bësh?
Kjo është jeta që të është dhënë për të jetuar,askush tjetër nuk ka bërë një jetë tjetër nga ajo që i mundësohet çdo kujt!
E di pse?
Sepse të gjithë jemi kalimtarë ku secili prej nesh do jetë i ngarkuar me sprovat e tij.
Mendon se ti je ndryshe nga të tjerët?
Çfarë bën ndryshe nga të gjithë?
Mendon se nuk e meritoje?
Atëherë, çfarë ke bërë ti që ke merituar gjithçka që ke dhe je?
Të dhemb e vërteta,hë?!
Sigurisht që po... sigurisht që të dhemb por ja që dhimbja është ajo që të bën të vërtetë,të tregon ai që je në të vërtetë,të tregon çka do në të vërtetë,të tregon miqtë e vërtetë,të zbulon shumë gjëra të vërteta të cilat nuk i njihje më parë.
Kjo është pra arsyeja e dhimbjes...!

Sa shumë e sa pak

Sa shumë e sa pak...

Sa shumë vetmi që shoh,sa shumë ftohtësi krahësh,sa shumë buzë të vrara nga turpi,sa shumë frikë tek supet e mbledhura nëpër cepa rrugësh,në dhomë,a diku tjetër ku lotët ndezin zjarre për të lehtësuar sadopak dhimbjen që sjell vetmia.
Sa shumë fytyra të ngrira nga ndrydhja e emocioneve të pa shfaqura nga frika e dobësisë në sytë e kufomave që ecin përkrah turmës,ku secili prej tyre fsheh një botë tjetër nga ajo që jeton.
Sa shumë botë të ndryshme dhe të fshehta,botë të përgjakura nga plagët e mbledhura në kohë të qelbëzuara nga indiferenca e shtirur për pak ego.
Sa shumë të dhimbshme këto çaste tek i sheh me syrin e pamundësisë për t'i zgjuar nga monotonia vrastare ku kanë rënë në mungesë të optimizimit hyjnor.
Sa shumë enigma të thurura me shtiza djallëzore të cilat presin të shpërngulen në një botë tjetër ku gjithçka do lexohen qartësisht të gjitha përgjigjet.
Sa shumë plane për një jetë që nuk jetohet,një jetë e cila gjendet në kokë, ndërkohë që jeta po jetohet jashtë saj duke mos u bërë skllav i saj.
Sa shumë buzëqeshje të humbura nga frika se mos ja dhurojnë personit të gabuar, ndërkohë që mund të jesh personi i duhur për ta shpëtuar atë nga një zemër e ftohtë.
Sa shumë gjëra e sa pak shije...
Sa shumë arritje e sa pak fitore...
Sa shumë pasion e sa pak kohë për dashuri...
Sa shumë buzëqeshje e sa pak lumturi...
Sa shumë kemi e sa pak që jemi...
Sa shumë jetë e sa pak jetojmë...
Sa shumë vdekje e sa pak mall...
Sa shumë botë e sa pak vend...
Sa shumë mendje e sa pak mendime...
Sa shumë njerëz e sa pak njerëzillëk...

Saturday, December 15, 2018

Friday, December 14, 2018

Nerva të forta

Gjëja më e neveritshme është të dëgjosh dhe lexosh këshilla nga dikush që është larg prej tyre ; të jesh i imponuar nga fakti se është detyrë t'a dëgjosh për shkak se është në pozitën për të ligjëruar.
Duhet të kesh nerva të forta për të përballuar gjithë këtë neveri,por ja që duhet të përballohet për hir të asaj të vërtete që ligjërohet!

Një nga fatkeqësitë më të mëdha e cila ka sjellë prishje të zemrave është lënia e amaneteve dhe shkujdesja ndaj tyre.

Një nga fatkeqësitë më të mëdha e cila ka sjellë prishje të zemrave është lënia e amaneteve dhe shkujdesja ndaj tyre.

Thursday, December 13, 2018

Çka iku nuk vjen. Çka po vjen nuk ka ardhur. Çka është ka ardhur dhe po ikën!

Çka iku nuk vjen.
Çka po vjen nuk ka ardhur.
Çka është ka ardhur dhe po ikën!

Çka iku nuk vjen,çka po vjen nuk dihet,çka është jetohet!

Zoti nuk na ka dhënë mundësinë të rregullojmë të kaluarën që iku por na ka dhënë aftësitë për të mësuar prej saj; nuk na ka siguruar një të ardhme sipas ëndrrave tona por na ka dhënë shpresa që të punojmë për to ; por na ka dhënë të tashmen që ta jetojmë si të duam, të zgjedhim çfarë të duam, të krijojmë çka të duam,pra,të tashmen e ka nënshtruar për ne që të shkruajmë një të kaluar të bukur dhe të sigurojmë një të ardhme të paqtë!

Monday, December 10, 2018

A mendon se nuk je njeri i keq?

A mendon se nuk je njeri i keq?!

Je shumë njeri i keq nëse të mirën ia bën vetëm dikujt që të bën mirë.
Je njeri shumë i keq nëse të keqen që të kanë bërë,ia kthen me të keqe akoma më të madhe.
Je njeri shumë i keq nëse je i mirë për botë e i keq i vetes.
Je njeri shumë i keq nëse e sheh të keqen dhe gëzohesh me të.
Je njeri shumë i keq nëse e sheh të keqen dhe nuk e urren.
Je njeri shumë i keq nëse e sheh të keqen dhe nuk vepron ndaj saj për t'a frenuar me fjalë apo me vepër.
Je njeri shumë i keq nëse e përhap të keqen si të mirë që të bëhet shëmbull për të tjerët.
Je njeri shumë i keq nëse të mirën e shfaq si të keqe me qëllim që të urrehet ajo.
Je njeri shumë i keq nëse të mirat që ke i përdor për keq.
Je njeri shumë i keq nëse karakterizohesh nga premtimet që nuk i mban,nga gënjeshtrat që të besohen dhe nga amanetet që nuk i çon në vend.
Je njeri shumë i keq nëse të keqen e bën në publik duke u mburur.
Dhe në fund,je njeri shumë i keq nëse të tjerët frikësohen prej teje,nga dora, gjuha jote,pasuria jote dhe pushteti yt.

A mendon se je njeri i mirë?

A mendon se je i mirë?!
Atëherë vepro :
Me atë që të do të keqen mos u bëj i keq.
Me atë që të bën keq ktheja me të mirë.
Me atë që të do të mirën ndaje të mirën.
Me atë që të bën mirë shpërbleja edhe më mirë.
E vështirë?
Epo të jesh vërtetë i mirë nuk është kaq e lehtë sa thuhet!
Më e lehtë është të jesh i keq, prandaj e keqja po gëzon pushtet ndërsa e mira po frikësohet!
Mendon se je guximtar?!
Provoje por përgatitu për shtimin e armiqve dhe durimin e plagëve!
Por dije se...
Gjithçka që do bësh, gjithë jeta jote do të jetë një pishtar për errësirën e botës.

Sunday, December 9, 2018

Realitet i çuditshëm

Realitet i çuditshëm;
Disa qajnë nga uria e tepërt e disa nga mbingopja e tepërt ;
disa duke dëgjuar këngët e disa nga dhimbja e kokës që shkakton muzika e lartë ;
disa nga malli e disa nga prania e dikujt ;
disa nga humbja e dashurisë e disa nga gjetja e dashurisë ;
disa nga humbja e dikujt që është larguar e disa nga gëzimi që gjeti atë që kishte humbur ;
disa nga zemërimi e disa nga qetësia ;
disa nga humbja e punës e disa nga gëzimi që pushoi dikë nga puna ;
disa nga frika e luftës e disa nga frika e sëmundjes,disa qajnë nga gëzimi i një surprize,disa qajnë në martesë,disa nga lindja e një fëmije,disa se nuk mund të kenë fëmijë,disa ngaqë sepse s'do të donin të kishin fëmijë...
Shkon kjo jetë duke qarë,ku çdo njeri qan për atë që përjeton ku askush nuk e di për tjetrin që pse po qan sepse të gjithë janë të zënë me lotët e tyre!

Friday, December 7, 2018

Sa shumë që kanë ndryshuar kohët

Sa shumë që kanë ndryshuar kohët...
Dje martoheshin me një unazë hekuri por duart i kishin të bashkuara...
jetonin në shtëpi të thjeshta dhe të vogla,por familjet i kishin të mëdha...
ishin të varfër por kishin dashuri të pasur...
skishin shumë gjëra por kishin njeri tjetrin në çdo kohë ...ndërsa sot s'kanë kohë për njëri tjetrin sepse merren me gjërat...
Dje shijonin jetën me njëri tjetrin,ndërsa sot shijojnë gjërat pa njëri tjetrin...
Dje kishin rëndësi vlerat,sot kanë rëndësi çmimet!

E drejta për arsimim

Të drejtën për arsim nuk duhet t'a fitosh apo t'a humbësh sepse kjo e drejtë lind me njeriun,lind  bashkë me natyrën njerëzore për të jetuar në një shoqëri të arsimuar.
Arsimimi nuk është thjesht një copë diplome por një mundësi për të jetuar më mirë,një mjet që të plotëson nevojat.
Arsimimi nuk është tregëti diplomash,nuk është seleksionim individësh në interes të një partie,por është një vlerë e përbashkët,një vlerë e cila e bën një popull të jetë ai që është...!
Arsimi është mënyrë jetese.Kush të heq të drejtën për arsimim,ai ka vrarë një shtet,një të ardhme dhe si rrjedhojë,ai është një vrasës masiv.

Degradimi i shtetit

Mungesa e arsimit,keq edukimi dhe injoranca në pushtet janë tre faktorët kryesorë që degradojnë të ardhmen e një shteti,një populli,një shoqërie dhe një individi!

Wednesday, December 5, 2018

Nëse doni të njihni mirë karakterin e dikujt,provojeni në këto pika :

Nëse doni të njihni mirë karakterin e dikujt,provojeni në këto pika :
Në çfarë reagon më shpesh ; në gjëra që e bëjnë të qeshë apo në gjëra që e bëjnë të ndjehet për të qarë.
Ngacmon dikë për t'a motivuar apo për t'a demoralizuar.
E ndan lumturinë me të tjerë apo e ruan për vete.
Ankohet shpesh për fatkeqësitë apo duron në vetmi.
Në çfarë gjërash e kërkon argëtimin ; në sfida me të tjerët apo në sporte individuale.
Bëhet nxitës i të mirës dhe frenues i të keqes apo e kundërta.
Demoralizohet nga sprovat apo nxjerr mësime.
Është argumentues apo kundërshtues.
Është i njëjtë me të gjithë apo ndryshon sipas tjetrit që ka përballë.
Krenohet me gjërat që posedon apo me veprat që punon.
Jeton duke i lënë të tjerët të jetojnë apo jeton që të tjerët të mos jenë ndryshe.

Saturday, December 1, 2018

Një ditë

Çdo punë pa sinqeritet,një ditë ka për të dështuar.
Çdo vepër pa butësi,një ditë ka për tu shëmtuar.
Çdo pasuri pa bujari,një ditë ka për tu falimentuar.
Çdo pushtet pa drejtësi,një ditë ka tu rrënuar.