Monday, December 10, 2018

A mendon se nuk je njeri i keq?

A mendon se nuk je njeri i keq?!

Je shumë njeri i keq nëse të mirën ia bën vetëm dikujt që të bën mirë.
Je njeri shumë i keq nëse të keqen që të kanë bërë,ia kthen me të keqe akoma më të madhe.
Je njeri shumë i keq nëse je i mirë për botë e i keq i vetes.
Je njeri shumë i keq nëse e sheh të keqen dhe gëzohesh me të.
Je njeri shumë i keq nëse e sheh të keqen dhe nuk e urren.
Je njeri shumë i keq nëse e sheh të keqen dhe nuk vepron ndaj saj për t'a frenuar me fjalë apo me vepër.
Je njeri shumë i keq nëse e përhap të keqen si të mirë që të bëhet shëmbull për të tjerët.
Je njeri shumë i keq nëse të mirën e shfaq si të keqe me qëllim që të urrehet ajo.
Je njeri shumë i keq nëse të mirat që ke i përdor për keq.
Je njeri shumë i keq nëse karakterizohesh nga premtimet që nuk i mban,nga gënjeshtrat që të besohen dhe nga amanetet që nuk i çon në vend.
Je njeri shumë i keq nëse të keqen e bën në publik duke u mburur.
Dhe në fund,je njeri shumë i keq nëse të tjerët frikësohen prej teje,nga dora, gjuha jote,pasuria jote dhe pushteti yt.