Monday, December 17, 2018

Të dhemb?

Je strukur në atë errësirën e dhomës me pyetje të shumta që mendja jote ka frikë nga përgjigjet që do marrë nëse jeta jote merr një drejtim tjetër?
E di,kjo është çështje pasigurie,jo mungesë shprese.
Por çfarë të bësh?
Kjo është jeta që të është dhënë për të jetuar,askush tjetër nuk ka bërë një jetë tjetër nga ajo që i mundësohet çdo kujt!
E di pse?
Sepse të gjithë jemi kalimtarë ku secili prej nesh do jetë i ngarkuar me sprovat e tij.
Mendon se ti je ndryshe nga të tjerët?
Çfarë bën ndryshe nga të gjithë?
Mendon se nuk e meritoje?
Atëherë, çfarë ke bërë ti që ke merituar gjithçka që ke dhe je?
Të dhemb e vërteta,hë?!
Sigurisht që po... sigurisht që të dhemb por ja që dhimbja është ajo që të bën të vërtetë,të tregon ai që je në të vërtetë,të tregon çka do në të vërtetë,të tregon miqtë e vërtetë,të zbulon shumë gjëra të vërteta të cilat nuk i njihje më parë.
Kjo është pra arsyeja e dhimbjes...!