Kush e di sesa herë kam tentuar të shkruaj për dashurinë tonë,për këtë histori të rrallë e cila nuk të do shkruhet kurrë ashtu siç duhet dhe nuk do t'ja tregojmë dot botës ashtu siç duan ta dinë,pasi çdo fjalë që do hidhja në letër do e varfëronte pasurinë emocionale që kemi ndaj njëri tjetrit.
Shpesh kam shkruar për tema dashurie,duke bërë herë pas herë poetin, filozofin dhe psikologun,shkrime këto që janë vlerësuar nga lexues të ndryshëm anë e mbanë botës por asnjëherë nuk kam arritur të shkruaj si një i dashuruar.
Të shkruash si i dashuruar është tepër e vështirë sepse kurrë nuk mund të jesh i zoti të derdhësh gjithçka që ndjen në një copë letër të bardhë.
Megjithatë,mund të arrij të shpreh deri diku atë çfarë ndjej për ty,të tregoj një pjesë të botës e cila dëshmon për një dashuri të veçantë,një dashuri e pjekur.
Pjesën tjetër të botës e kam rezervuar për momentet tona të cilat nuk mund të hidhen në letër pasi askush nuk mund t'i kuptojë,por askush nuk meriton të dijë përveç teje,pasi e kam ruajtur si një dhuratë të përjetshme si një simbol infiniti.
Të shpreh atë çka është për ty do shkruhet në pllakën e kësaj bote të përkohshme,një pllakë të artë të cilën do e marrim me vete në përjetësi.