Thursday, February 25, 2021

Lumturia nuk gjendet në fund të rrugës por me ty gjatë rrugëtimit.

Lumturia nuk gjendet në fund të rrugës por me ty gjatë rrugëtimit.

Shumica  e  njerëzve  mendojnë  se  do  të  ndihen  mirë kur  të  arrijnë  një  qëllim.  Ata  mendojnë  se  lumturia është  atje tej, diku,  ndoshta  jo  edhe  shumë  larg,  por  atje  ku të gjitha lumturitë janë njësoj. Problemi  me  shtyrjen dhe pranimin  e  ndjenjës  së  mirë  me  veten derisa  të  arrini  një  qëllim  të  caktuar  është  që  ai  të mos ndodhë kurrë.  Dhe  ju  e  dini  gjatë  gjithë  kohës  që përpiqeni  për  të  që  të  mos  ndodhë  kurrë.  Pra,  duke  e lidhur  lumturinë  tuaj  me  diçka  që  nuk  e  keni  akoma, ju  jeni  duke  mohuar  fuqinë  tuaj  për  të  krijuar  lumturi për  veten  tuaj. Shumë njerëz  e  përdorin  pakënaqësinë  personale  si  një mjet,  si  provë  e  sinqeritetit  dhe  dhembshurisë  së  tyre. Megjithatë,  siç  thekson  Barry  Kaufman  në  mënyrë elokuente : "të  jesh  i palumtur  nuk  është  e  nevojshme.  Ju  mund  të  jeni  të lumtur  dhe  gjithashtu  të  jeni  të  sinqertë.  Ju  mund  të jeni  të  lumtur  dhe  gjithashtu  të  jeni  të  dhembshur.  Në fakt, edhe pse jeni i dashur si njeri, ju  jeni  një Un i lumtur që  nuk  ka treguar  dashuri  në gjithçka.

Kantautori  Fred  Knipe  më  foli  kohët  e  fundit  se  si ne  qeniet  njerëzore  kemi  mësuar  të  përdorim  dhe abuzojmë me  pakënaqësinë  -  ai  tha  se  kishte  bërë  një  listë  të  arsyeve  të  fshehta  pse  njerëzit  mendojnë  se  duhet të  ndihen  keq. "Nëse  ndihem  keq,  atëherë  kjo  dëshmon  se  unë  jam një  person  i  mirë,"  tha  ai.  "Ose,  nëse  ndihem  keq,  unë jam  përgjegjës.  Nëse  ndihem  keq,  nuk  po  lëndoj askënd.  Nëse  ndihem  keq,  do  të  thotë  që  më intereson.  Ndoshta  nëse  ndihem  keq,  kjo  dëshmon  se jam  realist  dhe  i  vetëdijshëm.  Nëse  ndihem  keq,  kjo do  të  thotë  se  po  punoj  për  diçka".  Kjo  listë  na  jep motivim  të  fuqishëm  për  të  qenë  të  palumtur.  Por  si Werner  Erhard  (pionier i  transformimit  personal) u ka mësuar  gjithmonë  njerëzve të  tij  në seminare se, lumturia  është  një  vend  që  do  të  vijë  nga diku, prandaj të  mos  përpiqen  për  të  shkuar  aty për  të.

Një  herë  Larry  King  në një  intervistë me  Werner  Erhard  e pyeti se ku  jetonte  dhe  punonte.  Erhard  kishte përmendur se  ai  mund të  kthehej  së  shpejti  në  Shtetet  e  Bashkuara dhe  Larry  King  e  pyeti  nëse  kthimi  në  shtëpi  do  ta bënte  të  lumtur. Erhard  bëri  një  pauzë  të  pakëndshme,  sepse  në këndvështrimin  e  tij  për  jetën  asgjë  nuk  na  bën  të lumtur.  Më  në  fund  ai  tha,  "Larry,  unë  tashmë  jam  i lumtur.  Kjo  nuk  do  të  më  bënte  të  lumtur,  sepse  vij  nga lumturia  në  çfarëdo  që  bëj." 
Lumturia  juaj  është  e drejta  juaj  e  parëlindjes.  Kjo  nuk  duhet  të  varet  nga arritja  juaj  e  diçkaje.  Filloni  duke  e  pretenduar  atë  dhe duke  e  përdorur  atë  për  ta  bërë  vetë-motivimin  tuaj argëtues  gjatë  gjithë  rrugës  dhe  jo  vetëm  një argëtim  në fund të rrugës.

#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja