Më quajtën komunist pse vlerësova sistemin arsimor në komunizëm.
Më quajtën ateist pse vlerësova disa kritere shkencore të tyre.
Më quajtën Turk pse vlerësova zhvillimin ekonomik/teknologjik të Turqisë.
Më quajtën Grek pse vlerësova filozofitë e tyre.
Më quajtën Arab pse zgjodha të besoj në Zot.
Më quajtën Latin pse preferoj poetët Latinë.
Më quajtën Amerikan pse vlerësoj fuqinë ushtarake.
Më quajnë me lloj lloj epitetesh pa më njohur aspak.
Gjykimet e tyre janë shumë të cekëta dhe paragjykuese.
Injoranca e tyre mbizotëron ndaj arsyes.