Në disa raste, kam shkruar për të gjitha ëndrrat...
I shikoja çastet që ktheheshin në pluhur. Tani e ndjej gërryerjen mbi mua.
Kam ecur brigjeve, kam parë stinët të ndryshojnë, kam qeshur e kam qarë, kam jetuar e kam vdekur, por vetëm në letër...
Tani gjithçka ka mbetur, gjithçka që jam, gjithçka që kam qenë ndonjëherë, ka mbetur pas, e shkruar në letër. Gjithsesi, askush nuk u interesua, e gjitha ishte një gënjeshtër, kështu që e lashë letrën të digjet...
Të gjitha ato fjalë e premtime boshe do të zbehen, si drita e zbehtë e qiririt të fundit vezullues... Nëse historia ka mbaruar, ky kapitull do të jetë i fundit, atëherë le të jetë vepra ime më e mirë... Le të jetë vetëm e imja. ..
Shpresoj të mos jetë vonë për të mësuar të jetosh dhe të mësosh të duash.
Kam mall për të luftuar, për të vazhduar, për të ndryshuar rrjedhën e gjërave, por shoh dorëzim, dorëzim para errësirës që sjell perëndimi i diellit...
Ndonjëherë pyes veten; pse nuk e nxora kurrë shpatën nga guri? Pse nuk ishe Helena e Trojës sime?
Më ke lënë vetëm o jetë, më ke lënë të harruar, vetëm duke soditur boshllëkun...
Eja natën, provo vullnetin tim, provo shpirtin tim, provo besimin tim dhe zemrën time të thyer plotësisht, eja dhe më shëro sërish, eja dhe më udhëzo nëpër errësirë derisa të vijë agimi...
Nëse historia ka mbaruar, më lejo ta bëj këtë kapitull të fundit veprën time më të mirë...
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja