Thursday, June 2, 2022

Nga një farë e vogël dalin pemë të mëdha!

Asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë e një fjale; një fjalë mund të vrasë ose mund të shpëtojë jetën e dikujt! 

Asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë e buzëqeshjes; ajo mund të japë shpresë për dikë që ndihet i vetmuar.

Asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë e një përqafimi; ajo mund të shërojë një shpirt të brengosur dhe të lodhur nga jeta.

Asnjëherë mos e nënvlerëso një përshëndeje të sinqertë sepse një përshëndeje bëhet një urim për një ditë të bukur e të mbarë.

Asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë përmendjes së një personi me emrin që ka sepse ky emër mund ta bëjë dikë të rifitojë respektin që është zbehur. 

Asnjëherë mos e ndërprisni dikë që flet me brenga, zemërime dhe pendesa sepse ndoshta kërkon të gjejë një mbështetje morale dhe psikologjike tek ti.

Asnjëherë mos e nënvlerëso atë që të duket e vogël sepse nga gjërat e vogla vijnë rezultate të mëdha.

Nga një farë e vogël dalin pemë të mëdha! 

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja