Saturday, November 12, 2016

Pa lamtumire

Ecte hije rende 
si mali me bore.
''Lamtumire'' s'me tha,
vec ''mirupafshim''.
Iku shume larg
s'di me aeroplan
a me varke.
Iku e s'u degjua me...
Kohet kaluan
dhe per cudi m'u rishfaq.
M'u afrua prane,
me foli perzemersisht.
Shihte perdhe...
Me ze,me dukej,
sikur thoshte :
''Perse?Perse?...''
E lashe te shprehej
per lehtesim
Syte e perlotur
tregonin pendim.
Ndieja rinisjen e tij.

Thursday, November 10, 2016

Udhetoj me autobusin e kujteses.

Udhetoj me autobusin e kujteses.

Nje udhetim i larget,
ne te shkuaren.
Marr leje
nga vetvetja.
Shmangem.
Koha drejtuese
e autobusit.
Une,
udhetari i vetmuar.
Mberrij ne nje lagje te varfer,
takoj nje grua te thjeshte.
I fal nje buzeqeshje,
por ajo me qellon.
Vazhdon udhetimi i kujtimeve,
diku dua te mberrij,
dua te rritem.
Dikur doja te rritesha,
tani te behem prape i ri.
Dikur me shaka luanim loje luftrash,
tani luftojme serjozisht.
Udhetimit i vjen fundi.
Do te jete valle i lumtur?

Forma me e larte e shpreses eshte deshperimi i mposhtur.

Forma me e larte e shpreses eshte deshperimi i mposhtur.

Tuesday, November 8, 2016

Liria pa rregulla

Historia ka deshmuar se luftrat qe jane bere per liri,ne fakt kane qene luftra kundër rregullave.Te kerkosh liri pa rregulla dhe rregulla pa liri ne te dyja rastet eshte filozofia e gabuar e cdo lloj perpjekjeje per nje jete me te mire.Vete përpjekja me kete lloj filozofie ne parim,apo si nje qellim ideal eshte ajo qe i ka sjelle probleme serioze njerezimit...!

Friday, November 4, 2016

Wednesday, November 2, 2016

Durimi

Durimi eshte cilesi e mire per sprovat e jetes.Por behet shume i hidhur kur duhet te durosh shumefish dhe ata qe te sprovojne ne sprovat e tua,te sprovojne me pasurine e tyre kur je i varfer,te sprovojne me pronat e tyre kur ti ske as shtepi,te sprovojne me rroba te shtrenjta kur ti ske as te lash ato qe ke,te sprovojne me dy e tre makina kur ti ske as leke per te paguar nje urban per diku,te sprovojne me ushqime neper lokale kur ti ske vecse nje vakt ne dite,te sprovojne me aftesite dhe shendetin e tyre kur ti ske as leke per te blere ilace per semundjen tende,Dikush te mburet me familjen dhe femijet e tij nderkohe qe ti ske mundesite as te martohesh.Ata te sprovojne me begatitet e tyre te cilat i kane nga Zoti,ne vend qe te falenderojne per to dhe te japin prej tyre.Nderkohe qe ti po sprovohesh me fatkeqësitë dhe ben durim per hir te Zotit,ti duhet te durosh dhe mendjemadhesine e tyre.
Prandaj durimi duhet te kete shok vetmine per ta kaluar me lehte sproven,sepse sprova dyfishohet ne shoqerine e mosmirenjohesve.
I varferi nuk ka shume shoke,ndersa i pasuri ka vetem servila.

Monday, October 31, 2016

Gjerat e kota

Injoranca paraqitet ne keto forma:
Te mos dish
Te dish gabim ate qe di
Te dish gjera qe nuk kane vlere.
Fjala e kote shfaqet ne keto forma :
Te flasesh pa dituri
Te flasesh me njeriun e gabuar
Te flasesh per ate qe nuk te intereson.
Vepra e kote paraqitet ne keto forma :
Ta veprosh ne kohe dhe vend te gabuar
Te veprosh ne dem te vetes dhe tjetrit
Te veprosh pa shkak dhe pa qellim.