Saturday, November 19, 2016

Ne

Ne jemi tani ''miq'' si dikur
Une ndihem prape i gjalle
Nje rrugetim tjeter mund te filloj
por me nje zemer te vrare.

Ti

TI

Ti je dashuria ime
Ti je liria ime
Ti je e huaj tani
Ti ishe pjese e imja.
Distanca na ndan
Duke ndenjur te pragu yt.
Cdo aspekt eshte nje pyetje tjeter
Cdo pyetje me kujtohesh ti

Ti je jeta ime
Ti je pjese e imja
Ti je dashuria ime
Ti je liria ime
Ti je e huaj tani
Ti je e huaj tani...

I thashe zemres mos te vuaje
Pra,pse po rreh sot?
Endrrat me kane braktisur
Pra,pse u kthyen te gjitha sot?

Une banoj tek ty
Ne ndajme nje lidhje
Ti je semundja dhe ilaci im
Ti je dashuria ime
Ti je liria ime
Ti je e huaj tani
Ti je pjese e imja

Rruga eshte e paperfunduar
Qielli yne eshte i paperfunduar
Destinacioni yne eshte i parfunduar
Bota jone eshte e paperfunduar

Dije qe jemi nje
Bashkoje shpirtin tend me timin
Me mbaj ne prehrin tend
Me bej te ndihem gjalle

Ti me del ne cdo cep
Ti je ne deshirat e mia
Ti je kembngulja ime
Ti je ne citimet e mia
Ti je dashuria ime
Ti je liria ime
Ti je e huaj tani
Ti je pjese e imja

Distanca ne na ndane
Duke qendruar te pragu yt me mungon

Peshperime te buta
Dhe nyje paqesore
Kjo lidhje eshte krijuar nga dashuria
Dielli po shkelqen e hena po ndricon
Kam hijen tende akoma
Une marr fryme vetem per ty

Ti je ne trupin tim,ne shpirtin tim
Ti rrjedh ne venat e mia
Ti je te une dhe une te ti
Ti je dashuria ime
Ti je liria ime

Lumturia

Ka disa njerez te cilet mendojne se lumturia eshte nje arritje dhe me kete arritje ata mburren.
Jo,ata qe nuk jetojne te lumtur nuk do të thotë se duhen poshtëruar apo te ndihen te tille.
Poshterim eshte kur palumturia ka ardhur nga vete dora vetjake dhe kur lumturine qe ke ta kane blere te tjere.Ky eshte poshterim sepse lumturia varet nga kendveshtrimi qe ke per gjerat.

Friday, November 18, 2016

Libri

Dashuria ndaj librit eshte dashuri ndaj vetes.Sa me shumë dashuri te dhurosh ndaj librit aq me shume ke per te qene e kenaqur me veten.

Thursday, November 17, 2016

Mundesia

Eshte e çuditshme sesa shume perpiqemi te gjejme nje mundesi per te qenê sado pak i lumtur.Dhe sapo e gjejme nje mundesi perpiqemi aq shume me vite te tera,dite e natë, me nje durim te hekurt per ta kapur kete mundesi.Sapo afrohemi duke menduar se e kemi kapur vertete kete mundësi, kjo mundesi na iken nga duart ne nje menyre te cuditshme,ne sekonde.Perpiqemi te kuptojme sesi ndodhi dhe cfare ndodhi ne te vertete por ndjenja e zhgenjimit eshte aq e forte sa nuk arrijme dot qe ta kapim kuptimin e gjithckaje qe ndodhi.Por ajo qe te ben te vuash me shumë nuk eshte ndjenja e humbjes por fakti se shpirti te kerkon nje lloj durimi shume here me te forte per ta perballuar kete humbje sekondare,nje durim me te forte sesa durimi qe ke patur gjate gjithe kohes per te arritur deri aty ku sheh se nuk ke me asgje.Kur them asgje,nuk them vetem per mundesine qe iku por dhe per humbjen e vetes sime,humbjen e gjithe atyre viteve perpjekjeje,humbjen e kohes,humbjen e zemres e cila humbi bashke me mundesine.Per me teper,te vazhdosh te jetosh ditet qe vine me kete ndenjen e humbjes,duke pritur per nje tjeter mundesi te re,te duket sikur po genjen veten se nje dite do jesh vertete i lumtur edhe nese do e kapesh nje mundesi te re.Te jetosh duke pritur nje mundesi te re me ndjenjen e humbjes,me nje zemer te vrare,me nje kujtim ne shpirt, eshte njesoj si te ndertosh nje shtepi te qete mbi varret e vjetra te cilat jane mbuluar nga dheu i harreses.

Saturday, November 12, 2016

Kur te mesosh vertete cfare eshte dhimbja e dashurisë, atehere do mesosh fjalorin e heshtjes.

Kur te mesosh vertete cfare eshte dhimbja e dashurisë, atehere do mesosh fjalorin e heshtjes.

Mes harreses...

Mes harreses kerkoj rradhen...
Diku mes turmave te humbura.
Kerkoj veten ne rradhet qe presin.
Te gjej veten qe me ka harruar..