Friday, July 13, 2018

Ka tre lloj njerëzish që mësojnë : Ata që mësojnë për të jetuar pa injorancë. Ata që mësojnë për të debatuar për të treguar që nuk janë injorantë. Ata që mësojnë për të mashtruar injorantët.

Ka tre lloj njerëzish që mësojnë :
Ata që mësojnë për të jetuar pa injorancë.
Ata që mësojnë për të debatuar për të treguar që nuk janë injorantë.
Ata që mësojnë për të mashtruar injorantët.

Thursday, July 12, 2018

Pasuria

Ka disa kategori njerëzish në lidhje me pasurimin :
Ata që pasurohen që të jenë të pasur.
Ata që pasurohen që mos të jenë të varfër.
Ata që pasurohen që të tjerët mos të jenë më të pasur se ai.
Ata që pasurohen që të tjerët të jenë më të varfër se ky.
Ata që pasurohen për të plotësuar nevojat.
Ata që pasurohen për të sjellë luftë.
Ata që pasurohen për të ruajtur paqen.
Ata që pasurohen për të sjellë dëm.
Ata që pasurohen për të bërë dobi.

Wednesday, July 11, 2018

Tuesday, July 10, 2018

E lehte eshte ta gjykosh te keqen nga larg. E vështirë t'a gjykosh kur je i përfshirë në të. E lehtë është të jesh këshilltar në dhimbjet e tjetrit. E vështirë të jesh këshilltar në dhimbjet e tua. E lehtë të flasësh bukur me barkun plot. E vështirë të dëgjosh dikë kur je me barkun bosh. E lehtë të bësh trimin pas lufte. E vështirë të luftosh kur ke zënë rehatinë.

E lehte eshte ta gjykosh te keqen nga larg.
E vështirë t'a gjykosh kur je i përfshirë në të.
E lehtë është të jesh këshilltar në dhimbjet e tjetrit.
E vështirë të jesh këshilltar në dhimbjet e tua.
E lehtë të flasësh bukur me barkun plot.
E vështirë të dëgjosh dikë kur je me barkun bosh.
E lehtë të bësh trimin pas lufte.
E vështirë të luftosh kur ke zënë rehatinë.

Thursday, July 5, 2018

Më shumë është luftuar për lirinë e mendimit sesa për mendimin. Prandaj ka më shumë liri degjenerimi sesa kufij të etikës.

Më shumë është luftuar për lirinë e mendimit sesa për mendimin.
Prandaj ka më shumë liri degjenerimi sesa kufij të etikës.

Sunday, July 1, 2018

Kam jetuar

Kam përjetuar dhimbje por dhimbja më ka forcuar...
Kam duruar goditje por plaga më ka mësuar si të mbrohem...
Kam humbur në lojrat e dikujt por kam njohur lojtarët dhe lojrat e tyre...
Kam rënë në gropat e të pabesëve por besnikët  që njoha më treguan rrugët...
Kam qarë për ikjet dhe ardhjet por kuptova që askush nuk qëndron gjatë sepse çdo njeri është një kalimtar...
Jam njohur me të keqen për t'a mbrojtur më mirë veten prej saj...
Jam njohur me të mirën për të ditur rëndësinë e saj kur veprohet...
Jam ulur me shtresa të ndryshme, të pasur e të varfër për të gjetur pasurinë e vërtetë...
Jam ulur me injorantë e të ditur për të mësuar forcën e tyre...
Shpesh kam ikur prej dikujt për të parë kush do më ndalonte...
Shpesh kam ndjekur dikë për të parë nëse do ndalonte...
Kam kërkuar prej dikujt për të parë se çfarë do kërkonin më pas...
Kam dhënë dikujt e dikuj tjetër jo, për të parë kë do humbisja...
Në pushtet kam njohur të pasur që jetonin të varfër e të varfër që ndjeheshin të pasur...
Në jetë kam jetuar më shumë se një jetë duke jetuar mes jetësh të jetuara e jetë të pajetuara,jetë që mbijetuan...e jetë që presin të jetojnë...

Vëzhgimi

Duke vëzhguar
midis njerëzve
me lot në sy
ata që i do dhe ata që mendon se të duan...
I vëzhgon
me frikë e shpresë
për të dhënë dorën
apo ndoshta dikush të të japë dorën...
I vëzhgon
me buzëqeshje të ngrirë
që dikush të t'a kthejë
si një rreze dielli
e cila të shkrin atë ngrirje.
Vëzhgon i humbur
për të gjetur një burim jete
për të marrë
një grusht uji shprese...
Vëzhgon në pritje
nga pritja e lodhur
i lodhur nga vëzhgimi
për një jetë midis jetësh...
Vëzhgoj...
nga dritarja e burgut
me shpresë për lirinë
për lirinë e mohuar
padrejtësisht...
Vëzhgoj...
me lotë në sy
për grushtin me ujë
të dikujt që më pret
padrejtësisht më pret...
për jetën
për të jetuar
për t'a jetuar
të jetojmë...
Vëzhgojmë... njëri tjetrin
unë nga dritarja e burgut
ajo nga burgu i jetës...