Monday, March 18, 2019

Përhapja e gjërave të kota

Shumë gjëra absurde,budallallëqe dhe idiotësira janë pranuar në shoqëri vetëm se janë thënë dhe shkruar bukur,me një stil letrar,me atë melodinë poetike që të ledhaton veshët dhe të ngjeth mishtë.
Sa shumë filozofira,poezi,ide,gjykime...etj, njerëzit i mësojnë përmendësh,i përhapin me krenari,i diskutojnë me të tjerë me një bindje të flaktë saqë nëse ua kritikon ato,të bëjnë hasëm.
Nëse mendjet e tyre do ishin më kritike,më reflektuese,më të mprehta dhe më të matura,atëherë do fillonin të zbraznin nga koshi i tyre mendor shumë plehra që i kanë grumbulluar gjatë viteve të jetës.
Por,fatkeqësisht,këtë përpjekje e cila kërkon pak mund,një mendjemadh dhe egoist nuk mund ta bëjë sepse atij nuk i intereson e vërteta dhe e drejta por vetja e tij që triumfon ndaj çdokujt.
Ndërsa ai që është i sinqertë do e marrë mundimin dhe do jetë gjithnjë vigjilent ndaj çdo informacioni të zbukuruar.Qofshin këto çdo lloj krijimtarie njerëzore!

Thursday, March 14, 2019

Tha - i thashë

Tha : " Nuk jam i lumtur sepse kam humbur shumë dhe nuk i arrij dot ato që dua ".

I thashë : Nëse nuk je i lumtur me ato që ke,atëherë jepi të gjitha që të jesh i lumtur : Jepja dikujt që bëhet i lumtur me ato që ti ke ; Jepja shtëpinë dikujt që nuk ka strehë, shëndetin dikujt që është sëmurë, familjen dikujt që është jetim,rrobat dikujt që është lakuriq,gatimet që stë pëlqejnë dikujt që ska çtë hajë,rehatin dikujt që është në luftë...etj!

Të gjithë thonë se e duan të vërtetën por shumica pranojnë për të vërtetë atë që u thotë vetëm mendja e tyre. Këtu fillon konflikti!

Të gjithë thonë se e duan të vërtetën por shumica pranojnë për të vërtetë atë që u thotë vetëm mendja e tyre. Këtu fillon konflikti!

Tuesday, March 12, 2019

Aty ku ka...

Aty ku ka dashuri ka prehje.
Aty ku ka prehje ka mëshirë.
Aty ku ka mëshirë ka respekt.
Aty ku ka respekt ka mirëkuptim.
Aty ku ka mirëkuptim ka sinqeritet.
Aty ku ka sinqeritet ka përkushtim.
Aty ku ka përkushtim ka sakrificë.
Aty ku ka sakrificë ka ideal.
Aty ku ka ideal ka moral.
Aty ku ka moral ka parime.
Aty ku ka parime ka nder.
Aty ku ka nder ka vlera.
Aty ku ka vlera ka personalitet.
Aty ku ka personalitet ka përgjegjësi.
Aty ku ka përgjegjësi ka udhëheqës.

Një udhëheqës i drejtë i ka të gjjtha dhe udhëheqësi më i mirë është ai që di të drejtojë në fillim veten e tij,familjen,rrethin shoqëror të tij dhe në fund ky është më meritori për të qenë udhëheqës botëror.

Saturday, March 9, 2019

O zonjë

Nuk mund të jesh e sigurt nga syri i keq,
nëse bukurinë ti nuk e fsheh.
Mund të jesh e sigurt nga syri keq,kur ti të veshësh një shall.
Sepse shikimi juaj anash është si rrufeja në zemrën time.
Oh, mënyra se si skuqeni,
Do të bëjë që dikush të të shikojë ty,
Do jetë i çmendur për ty.
Trupi juaj si ari, pafajësia juaj,
Më ka bërë edhe mua të çmendur për ty.
Dëgjo, o zonjë e ndërtuar mirë, kjo është vetëm ajo që thotë rruga,
Dëgjo,o zonjë e ndërtuar mirë, kjo është mënyra që thotë:
Derdhja e ujit në vijë dhe rruga bëhet e shkatërruar kur hija juaj lëviz si gjethja në pemë.
Sytë tuaj të zbukuruar dhe flokët tuaj janë si thika në zemrën time të pafajshme.
Edhe ajri aromatik bën që zemrat tona të takohen dhe distancat të eliminohen.
Dëgjo, o zonjë e ndërtuar mirë, unë jam dashuria jote,
Dëgjo, o zonjë e ndërtuar mirë, këtë dashnorin tënd,
Është i gatshëm të bëjë gjithçka për ty,
Dhe e kushton gjithë jetën e tij për ty..
Ju jeni mbretëresha e ëndrrave të mia, rinia e këngëve,
Çdo gjë nuk është interesante pa ty, tani.
Ti je një histori, një rrufe, ju jeni jeta,
Çfarë magjie keni hedhur o zonjë?!
Dëgjo, o zonjë e ndërtuar mirë, e pafajshme,
Bukuria juaj ka mbuluar zemrën time si retë.

Lumturinë e shpirtit e gjen duke dhënë,ndërsa lumturinë e xhepit duke marrë!

Lumturinë e shpirtit e gjen duke dhënë,ndërsa lumturinë e xhepit duke marrë!

Monday, March 4, 2019

Dorë e pabesë

Dikur isha gati të mbytesha
në një liqen dhimbjesh...
Një dorë erdhi
Të më shpëtonte.
Më zgjati dorën
Ja zgjata dhe unë
Mendova se shpëtova
U gënjeva...
Nga pamja e saj prej fatkeqeje...
Nga ta dija që ishte dorë e pabesë
E jo një dorë ndihme!?

...nga një liqen dhimbjesh ku gjendesha...
Përfundova në një det lotësh...