Tuesday, July 31, 2018

Një takim i rastit

-Përshëndetje!
Përshëndetje
-Si e ke emrin?
Njerëz të ndryshëm më quajnë me emra të ndryshëm por emri im është emër i respektuar në historinë tonë!
-Sa vjeç je?
Në moshën më të bukur
-Ku jeton?
Jam një udhëtar në këtë dynja!
-Çfarë pune bën?
Punë të mira për veten,familjen dhe njerëzit e tjerë!
-Ku e ke shtëpinë?
Aty ku më zë gjumi rehat!
-Sa e ke numrin?
42.Xl.90.1.80
-Cila është makina jote?
Të gjitha makinat që sheh!
-A je i pasur?
Jam kënaqur!
-A je i martuar?
Jam i dashuruar!!!
-Ok,më falni,ju kërkoj ndjesë!

U largua dhe nga larg e pashë që e grisi letrën!

Monday, July 30, 2018

Një rrugë e dy shpirtra

Dashuria ka vetëm një rrugë dhe dy shpirtra të cilët ecin përdore pa shikuar nëpër rrugët e të tjerëve.
Në momentin që sytë nuk shohin të njëjtën rrugë,dashuria fillon të kriset për dy arsye ; ose nuk janë të lumtur në rrugën e tyre ose duan të provojnë një rrugë tjetër e cila u duket më e mirë se e tyrja.
Pra, dashuria rrezikohet nga zilia dhe pakënaqësia.
Kur zemra të pastrohet nga këto dy helme, atëherë rruga juaj e dashurisë ka për të qenë një ëndërr e realizuar.

Nëse diturinë do e nderonim aq sa na nderon ajo,sot nuk do servilosej ndaj pushtetit të injorancës.

Nëse diturinë do e nderonim aq sa na nderon ajo,sot nuk do servilosej ndaj pushtetit të injorancës.

Saturday, July 28, 2018

Formimi

Shumë prej nesh e kanë menduar nëse ekziston në të vërtetë njeriu perfekt.
Disa e pranojnë,disa dyshojnë,e disa e mohojnë këtë lloj njeriu.
Për të larguar pesimizmin tek dyshuesit dhe mohuesit,po ju them se ky lloj njeriu ekziston dhe ka tre cilësi të kombinuara.
Këto janë : Formimi logjik,formimi moral dhe formimi fizik.

Rrezik më të madh nuk shoh tek ata që pretendojnë se dinë pa lexuar gjë,por tek ata që lexojnë pa kuptuar gjë.

Rrezik më të madh nuk shoh tek ata që pretendojnë se dinë pa lexuar gjë,por tek ata që lexojnë pa kuptuar gjë.

Qëllimi i pastër

Nëse pret mirësi nga tjetri kur i bën mirë,kjo është tregëti,jo vepër e mirë.
Nëse bën mirësi dhe e përmend më pas, qëllimi yt është t'a poshtërosh atë,jo ta ndihmosh.
Nëse bën mirësi për shkak të pozitës që ka tjetri,ti po servilosesh.
Nëse ke bërë mirësi e më pas je penduar që i ke bërë dikujt,kjo nuk është mirësi por vepër djallëzore e cila nuk u plotësua.
Nëse bën mirësi dhe e harron atë duke e lënë në Dorë të Zotit që të shpërblehesh për të, atëherë je duke jetuar mirë.

Por asnjë vepër e mirë nuk ka për t'u pranuar tek Zoti nëse nuk plotëson dy kushte : të jetë qëllimi i pastër për hir të Zotit dhe të jetë sipas asaj që të ka urdhëruar Zoti.

Kjo është kështu sepse vepër e mirë është ajo e cila është përcaktuar si vepër e mirë jo nga njerëzit por nga Zoti,sepse veprat e mira sipas njerëzve janë relative, ndërsa sipas Zotit janë absolute.

Trupi i përket tokës,shpirti i përket qiellit

Trupi i përket tokës,shpirti qiellit.
Prandaj dashuria nuk merr fund me vdekjen e trupave në tokë pasi shpirtrat e dashuruar e vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt shtëpive qiellorë.