Ai dhe Ajo
Ai e pelqeu bukurinë e saj,aq sa harroi cdo gje tjetër.Por nuk mjaftonte vetem bukuria per te vendosur.Filloi ta vezhgonte sjelljen e saj,nje vezhgim duke e provokuar here pas here.I pëlqente sjellja por jo plotesisht.Kishte nevoje per disa keshilla,megjithate e toleroi sepse askush nuk eshte i persosur.
Por nuk mjaftonte as bukuria dhe as sjellja,duhej pare dhe kendveshtrimi per jeten dhe njeriun.
Ketu kishte shume probleme serjoze,probleme qe duheshin ndalur ose zgjidhur me mundime te medha.
Filloi te perpunonte token e mendjes dhe shpirtit te saj me një perkushtim prej psikologu dhe mjeku,prej prokurori dhe avokati njekohesisht.
Derisa ne fund erdhi momenti final per nje vendim.
Por ne ate moment,ajo nuk njihej me,nuk ishte me ajo qe ishte pelqyer ne fillim,ajo qe mahniti me bukurine e saj,sepse ai transformim e beri ate femer nje egoiste te cmendur,nje materialiste qe cdo mendim e shoqeronte me nje perfundim kapitalist.
Asaj i doli ne pah natyra e saj e vertete,nje natyre shume e shemtuar e cila do trembte cdo mashkull nese do e shihte qe ne fillim.
Ajo njohu veten e saj qe ishte ndrydhur nga maskat e vendosura here pas here duke jetuar per te tjere.Ajo sapo zbuloi veten,u larguan te gjithe.Tashme ajo mallkon vetmine e saj,dhe une mallkoj diten qe e njoha.