Bota nuk te perket,
nese nuk zoteron veten.
Keshtu dhe dicka e vogel te vret,
por mundesite kaq shpejt nuk treten.
Gezohu edhe prej hidherimit,
sepse patjeter do te te mesoje.
I thyen edhe kthetrat e pertimit,
puna do ngjyrosur me tjeter boje.
Sikur natyra ti ke lule pa fund,
secila kujdes te vecante kerkon.
Petalet era pa dashje i shkund,
loti yt me shume i prish sesa i shton.
Njeri tjeter nuk ka c'te duhet,
kur ti i largohesh shpirtit tend.
As loja me e lehte nuk luhet,
Kur brenda teje guximi nuk ka vend.