Thursday, January 26, 2017

Humnera


Ti mund t'i varrosesh ndjenjat ne varrin me te thelle,mund t'i hedhesh kujtimet tona ne humneren me te thelle.Mund te kaloje nje kohe shume e gjatë dhe ti ndoshta sdo i kujtosh sepse ne kete varr ke per te ngritur nje pallat mbreteror me dike tjeter.Ne kete humnerë do kalojne lumenj lumturie.
Por,duhet te dish nje gje...Cdo ndjenje e varrosur eshte nje lule ku ka per te çarë edhe gurrin me te forte per te lulezuar.
Cdo kujtim i hedhur larg ka per te ardhur ne endrrat e tua si nje makth,duke turbulluar lumin tend te lumturise.
Ajo dite jeta jote do jete lumi qe do te te marre lumturine dhe humnera qe do te te hedhe larg te vetmuar.