Nese e kerkon lumturine
ne nje vend te gabuar...
Duhet dhe te shuash urine,
mbi tryeze qe nuk je ftuar.
Te qan syri mbi nje leter,
bojen asaj fillon i'a prish.
Ne rastin kur eshte e vjeter,
mund dhe te paloset serish.
Vetullat i ngrys kur nuk te pelqen,
aty rrudhos pa dashur dhe ballin.
Te pares ilaçin edhe i'a gjen,
tek e dyta do i qash plakjes hallin.
Ndershmeri te ka shpirti brenda,
veten te lejohet qe ta genjesh.
Njeri skllav mbetur ne enderra,
ne zgjim eja me thuaj çdo gjesh.