Në luftën për një ide janë njerëzit ata që vriten.
Sa më shumë njerëz të vriten për një ide,aq më shumë forcohet ideja dhe aq më shumë do përhapet ajo.
Pra,për sa kohë që do jetojë ideja,aq më shumë do ketë viktima.
Lind pyetja : " Por nëse njerëzit do i vendosnin idetë në luftë , çfarë do të ndodhte?"
Wednesday, August 30, 2017
Luftë kundër ideve
Sunday, August 27, 2017
Vjen një ditë...
Vjen një moshë që një grua e bukur nuk mjafton për të kaluar bukur.
Ashtu si një puthje e cila është e ëmbël në rini...Vjen ajo kohë që nuk të duhet më vetëm një puthje por dhe një bisedë e bukur,një heshtje e gjatë duke u parë vetëm në sy,duke u kapur për dore në një shëtitje në park,duke parë fëmijet që lozin me pafajësinë e tyre.
Vjen një moment që kupton se lumturia është një përqafim,një fshirje e buzëve pasi ke ngrenë dhe pirë kafen e mëngjesit...
Vjen një ditë ku jeta nuk planifikohet sesi ta jetosh por me cilin ta kalosh atë çast që të jepet.
Mosha
Zbulimi më i madh që kam zbuluar në këtë moshë është se nuk duhet humbur koha duke bërë gjëra që të humbin kohën.
Saturday, August 26, 2017
Çfarë mund të presësh nga një vend
Çfarë mund të presësh nga një vend ku punën e njërit e bën tjetri,punën e gruas e bën burri dhe anasjelltas,ku beqarët kanë frikë të martohen me atë që dashurojnë ndërsa të martuarit divorcohen për dikë tjetër,një vend ku shkolla nuk arsimon por diplomon,një vend ku vdekja është me e bukur sesa jeta,një vend ku mjekësia vret të shëndetshmin, ndërsa të sëmurin e bën deputet,ku uji shitet i qelbur,pemët priten për të shtruar një metër beton,një vend ku shtepitë ndërtohen dhe rrënohen sa herë vjen në pushtet një qeveri e re,ku fëmija të mëson kamasutrën dhe ua tregon prindërve si edukatë ,jo respektin ndaj më të madhit,ku fëmija bëhet prind dhe prindi bëhet gjyshe para kohe.
Çfarë mund të presësh nga një vend ku jeta vritet për një copë vend dhe vendi po mbushet me varre?
Çfarë mund të presësh nga një vend ku udhëheqësit nuk udhëheqin dot veten e jo më një popull?
Çfarë mund të presësh nga një vend ku leximin e quajnë turp,ndërsa moralin e quajnë prapambetje?
Wednesday, August 23, 2017
Hipokrizia në vepër
Ka disa njerëz të cilët dhe kur të ofrojnë një shërbim,një ndihmë apo një diçka,qëndrimi i tyre është hipokrit.
Bëjnë "mirë" për të luajtur me sedrën e tjetrit.
Bëjnë "mirë" për t'ja kujtuar shpesh që mos të kërkojë përsëri një të mirë prej tij.
Bëjnë "mirë" duke e dhënë mirësinë si një favor që ta kenë nga pas kur u duhet nevojtari.
Bëjnë "mirë" duke e shoqëruar mirësinë me përbuzje ndaj tjetrit,duke njollosur emrin e nevojtarit.
Bëjnë "mirë" jo për të mëshiruar nevojtarin por për të treguar mëndjemadhësi ndaj tij.
Bëjnë "mirë" duke e shitur mirësinë me një çmim duke e trajtuar mirësinë si një kapital,jo si një vepër bamirësie.
Hipokrizia e tyre shfaqet me një veshje morali.
Monday, August 14, 2017
Disa njerëz
Meditim
Disa njerëz vriten për këtë botë
Disa te tjerë vrasin për këtë botë
Disa e vrasin këtë botë
Disa vetvriten nga kjo botë.
Disa lindin dhe jetojnë për veten
Disa linden për jetën e të tjerëve
Disa lindin as për vete as për të tjerë
Disa thjesht kanë lindur dhe nuk e dinë pse dhe nga kush.
Disa jetojnë me dëshirën për të vdekur,
Disa duan të rikthehen dhe njëherë për të jetuar.
Disa" vdesin" pa jetuar,
Disa "jetojnë" të vdekur.
Ti dhe Bota
Bota nuk eshte e jotja por ti je pjesë e botes.
Ti je bote më vete, por ata qe te duan jane pjese e botes tende.
Kur ta kuptosh kete,do jetosh si nje botë për vete e per te tjeret,e jo per kete bote.
Do kuptosh që bota duhet të jetë në shërbimin tënd,jo ty në shërbimin e saj.
Do kuptosh që kjo botë është një rrugë e ty një udhëtar kalimtar ku do takosh mijra fytyra dhe maska por asnjë si vetja.
Do kuptosh që çdo udhëtar ka rrugën e tij i cili vjen nga diku dhe që po shkon diku duke udhëtuar me një qëllim.Ata me qëllimin e njëjtë do takohen përsëri diku.
Do kuptosh që kjo botë është e përkohshme ashtu siç është jeta jote.
Do kuptosh që nuk ke ardhur në këtë botë pa një qëllim dhe as për ketë botë,as për të qëndruar në të dhe as të jetë e jotja.
Do kuptosh që kjo botë ka një Pronar dhe ti jeton në të me qera duke e paguar me falenderimin ndaj Tij.
Do kuptosh që si udhëtar kalimtar që je,nuk vlen ajo që posedon në këtë botë,por ajo çfarë do marrësh mbi vete kur të largohesh prej saj.
Do kuptosh se ajo për të cilën ka nevojë një udhëtar,nuk është malli i kësaj bote por finishi i sigurt në këtë udhëtim.
Do kuptosh... shumë,por varet sesi do e shohësh veten tënde dhe këtë botë.
Prandaj,jepi vetes tënde më shumë vlerë sesa ka kjo botë...
Saturday, August 12, 2017
Meditim anës detit
Meditim anës detit
Një ditë isha ulur anës detit duke parë perëndimin e diellit dhe papritur mendja ime filloi të rikthehej hap pas hapi nga e kaluara.
Takohem me veten time duke qenë i mërzitur me sytë të mbushur me lot dhe i them : " pse po qan?
-Më thotë vetja : " vërtetë e paske harruar çfarë të ndodhi? A nuk të lëndoi një femër me pabesinë e saj?
I them : " Jo, por nuk jam kaq idiot që të vazhdoj të jetoj duke qarë për të kaluarën sepse ajo tashmë ka ikur dhe,nëse vazhdoj të qaj për të kaluarën,do humbas bukurinë e së tashmes.
Shkoj pak më larg dhe takoj përsëri veten time duke qeshur,duke luajtur,duke shijuar gjithçka që më ndodhte të shijoja.
E pyes : " pse je kaq i qeshur,kaq i lumtur?
Më thotë : " - Eja dhe ti të luajmë si dikur,mos e vra mendjen për jetën sesi do të të vijë.Jeta është shumë e bukur për ta vrarë duke menduar për të ardhmen."
I them : " Jo,sepse për fajin tënd jam lënduar nga një pabesi,sepse nuk mendoja për tjetër gjë përveç argëtimeve të moshës.Nëse do isha më i kujdesshëm,do ruhesha nga intrigat e saj.
Më thotë : " - Fajin nuk e kam unë sepse unë nuk e njoh dhimbjen që të të këshilloj sesi të ruhesh prej saj.Fajij e ke vetë që beson kaq lehtë në emër të dashurisë"!
Papritur, kthehem përsëri në të tashmen, dielli kishte humbur në horizont dhe nata po shtrinte mbulesën e saj.
E tashmja më thotë : " Çohu dhe jeto bashkë me dhimbjet e kënaqësitë që të ka dhënë jeta,sepse ato janë pjesë e jetës tënde, janë ato që ti je sot.Çohu dhe ec me kohën që ke jetuar duke qenë krenar me jetën tënde.Çohu dhe ec përpara duke qenë më i fortë dhe pregaditur për atë që të vjen.Sepse jeta nuk jetohet pas por sot...
Çohu dhe ec duke i përdorurur mësimet e jetës për një të ardhme më të mirë por jo më të sigurt sepse jeta asnjëherë nuk është e sigurt.Ne kemi në dorë vetëm ta jetojmë atë sa më mirë.
Thursday, August 10, 2017
Receta për një jetë të lumtur ,të qetë dhe të shëndetshme :
Kufizoje jetën me pak gjëra që janë të nevojshme për ty e familjen.
Kufizoje rrethin tënd me pak njerëz të cilët përcjellin pozitivitet.
Kufizoje ditë-natën me një program e cila të përfshijë 5 gjëra : Punë,lexim,sport,lutje e meditim dhe përkushtim ndaj familjes.
Kufizo lakminë e jetës përveç atyre që janë falas nga natyra.
Kufizo mendimin negativ për të tjerët dhe shto mendimin pozitiv për veten.
Kufizo planet afatgjata duke u përqendruar në atë që është e tashme.
Dhe e fundit kufizo dhimbjet e së kaluarës,shto gëzimin në të tashmen dhe mos u fikso për të ardhmen.
Sunday, August 6, 2017
Pyetje
Pyetje që janë bërë por kanë formuar kultura të ndryshme me përgjigjet që janë dhënë :
Nga Shekspiri për jetën : "Të rrosh apo të mos rrosh?"
Nga Niçja për mbijetesën : " Të vritesh apo të vrasësh"?
Nga Kamy për moralin : " Të jetoj skllav i lumtur apo mbret i frikësuar?
Nga Frojdi për seksin : " A duhet të ndrydh ndjenjat erotike për të qenë i mirë në sytë e opinjonit apo të bëhem vetvetja duke qenë i lirë në imagjinatë duke rrezikuar të dënohem nga morali opinjonist?
Nga Darvini për njeriun : " A duhet të pranojmë të jemi pasardhës të majmunit apo krijesa të një Krijuesi absolut?
Nga profetët për besimin :" A duhet të bashkohemi të gjithë në paqe duke adhuruar vetëm një Zot të merituar apo të besojmë shumë zota ( idhujt) duke u vrarë mes veti?
Jepni përgjigjet tuaja të argumentuara sipas rradhës.
Prangosja e mendjes
Nacionalizmi, patriotizmi, ekstremizmi,idealizmi i verbër dhe politizimi i çdo gjëje që është natyrale e ka çuar këtë vend,bashkë me disa banorë të saj drejt një përpëlitje morale dhe logjike.Logjika e tyre nuk shkon më larg sesa këtyre termave të përmendura më lart edhe pse nuk i kanë kuptuar ashtu siç janë në të vërtetë.
Arsyeja që ky popull nuk merr zhvillim dhe edukimin e duhur është prangosja e mendjes së tyre me dëshirë...