Saturday, August 26, 2017

Çfarë mund të presësh nga një vend

Çfarë mund të presësh nga një vend ku punën e njërit e bën tjetri,punën e gruas e bën burri dhe anasjelltas,ku beqarët kanë frikë të martohen me atë që dashurojnë ndërsa të martuarit divorcohen për dikë tjetër,një vend ku shkolla nuk arsimon por diplomon,një vend ku vdekja është me e bukur sesa jeta,një vend ku mjekësia vret të shëndetshmin, ndërsa të sëmurin e bën deputet,ku uji shitet i qelbur,pemët priten për të shtruar një metër beton,një vend ku shtepitë ndërtohen dhe rrënohen sa herë vjen në pushtet një qeveri e re,ku fëmija të mëson kamasutrën dhe ua tregon prindërve si edukatë ,jo respektin ndaj më të madhit,ku fëmija bëhet prind dhe prindi bëhet gjyshe para kohe.
Çfarë mund të presësh nga një vend ku jeta vritet për një copë vend dhe vendi po mbushet me varre?
Çfarë mund të presësh nga një vend ku udhëheqësit nuk udhëheqin dot veten e jo më një popull?
Çfarë mund të presësh nga një vend ku leximin e quajnë turp,ndërsa moralin e quajnë prapambetje?