Monday, August 14, 2017

Ti dhe Bota

Bota nuk eshte e jotja por ti je pjesë e botes.
Ti je bote më vete, por ata qe te duan jane pjese e botes tende.
Kur ta kuptosh kete,do jetosh si nje botë për vete e per te tjeret,e jo per kete bote.
Do kuptosh që bota duhet të jetë në shërbimin tënd,jo ty në shërbimin e saj.
Do kuptosh që kjo botë është një rrugë e ty një udhëtar kalimtar ku do takosh mijra fytyra dhe maska por asnjë si vetja.
Do kuptosh që çdo udhëtar ka rrugën e tij i cili vjen nga diku dhe që po shkon diku duke udhëtuar me një qëllim.Ata me qëllimin e njëjtë do takohen përsëri diku.
Do kuptosh që kjo botë është e përkohshme ashtu siç është jeta jote.
Do kuptosh që nuk ke ardhur në këtë botë pa një qëllim dhe as për ketë botë,as për të qëndruar në të dhe as të jetë e jotja.
Do kuptosh që kjo botë ka një Pronar dhe ti jeton në të me qera duke e paguar me falenderimin ndaj Tij.
Do kuptosh që si udhëtar kalimtar që je,nuk vlen ajo që posedon në këtë botë,por ajo çfarë do marrësh mbi vete kur të largohesh prej saj.
Do kuptosh se ajo për të cilën ka nevojë një udhëtar,nuk është malli i kësaj bote por finishi i sigurt në këtë udhëtim.
Do kuptosh... shumë,por varet sesi do e shohësh veten tënde dhe këtë botë.
Prandaj,jepi vetes tënde më shumë vlerë sesa ka kjo botë...