Meditim anës detit
Një ditë isha ulur anës detit duke parë perëndimin e diellit dhe papritur mendja ime filloi të rikthehej hap pas hapi nga e kaluara.
Takohem me veten time duke qenë i mërzitur me sytë të mbushur me lot dhe i them : " pse po qan?
-Më thotë vetja : " vërtetë e paske harruar çfarë të ndodhi? A nuk të lëndoi një femër me pabesinë e saj?
I them : " Jo, por nuk jam kaq idiot që të vazhdoj të jetoj duke qarë për të kaluarën sepse ajo tashmë ka ikur dhe,nëse vazhdoj të qaj për të kaluarën,do humbas bukurinë e së tashmes.
Shkoj pak më larg dhe takoj përsëri veten time duke qeshur,duke luajtur,duke shijuar gjithçka që më ndodhte të shijoja.
E pyes : " pse je kaq i qeshur,kaq i lumtur?
Më thotë : " - Eja dhe ti të luajmë si dikur,mos e vra mendjen për jetën sesi do të të vijë.Jeta është shumë e bukur për ta vrarë duke menduar për të ardhmen."
I them : " Jo,sepse për fajin tënd jam lënduar nga një pabesi,sepse nuk mendoja për tjetër gjë përveç argëtimeve të moshës.Nëse do isha më i kujdesshëm,do ruhesha nga intrigat e saj.
Më thotë : " - Fajin nuk e kam unë sepse unë nuk e njoh dhimbjen që të të këshilloj sesi të ruhesh prej saj.Fajij e ke vetë që beson kaq lehtë në emër të dashurisë"!
Papritur, kthehem përsëri në të tashmen, dielli kishte humbur në horizont dhe nata po shtrinte mbulesën e saj.
E tashmja më thotë : " Çohu dhe jeto bashkë me dhimbjet e kënaqësitë që të ka dhënë jeta,sepse ato janë pjesë e jetës tënde, janë ato që ti je sot.Çohu dhe ec me kohën që ke jetuar duke qenë krenar me jetën tënde.Çohu dhe ec përpara duke qenë më i fortë dhe pregaditur për atë që të vjen.Sepse jeta nuk jetohet pas por sot...
Çohu dhe ec duke i përdorurur mësimet e jetës për një të ardhme më të mirë por jo më të sigurt sepse jeta asnjëherë nuk është e sigurt.Ne kemi në dorë vetëm ta jetojmë atë sa më mirë.