Sunday, August 27, 2017

Vjen një ditë...

Vjen një moshë që një grua e bukur nuk mjafton për të kaluar bukur.
Ashtu si një puthje e cila është e ëmbël në rini...Vjen ajo kohë që nuk të duhet më vetëm një puthje por dhe një bisedë e bukur,një heshtje e gjatë duke u parë vetëm në sy,duke u kapur për dore në një shëtitje në park,duke parë fëmijet që lozin me pafajësinë e tyre.
Vjen një moment që kupton se lumturia është një përqafim,një fshirje e buzëve pasi ke ngrenë  dhe pirë kafen e mëngjesit...
Vjen një ditë ku jeta nuk planifikohet sesi ta jetosh por me cilin ta kalosh atë çast që të jepet.