Quhem "Miku i Librit"
Jetoja në një vend ku leximi i librave nuk preferohej,ndoshta ngaqë mungonte motivi,ndoshta ngaqë për një kohë të gjatë ky luks kishte munguar në këtë vend,ndoshta...kush mund ta dijë me siguri pse.
Megjithatë mora guximin të shkruaja diçka për vendin ku jetoja,për njerëzit aty,për botën e tyre.Ky ishte një vendim i frikshëm sepse rrezikoja të më merrnin për të çmendur pasi aty askush nuk lexonte.
Megjithatë fillova, fillova të shpërndaja copëza letre me shkrime të ndryshme sipas nivelit që kishin.
Dhe rrezultati?!
Letrat i përdornin për nevojat e tyre sipas hallit që kishin në çast!
Kjo ishte një çmenduri.Ajo çfarë më mërziti nuk ishte veprimi i tyre me letrat por ideja se në këtë vend nuk kishte asnjë që të lexonte libra.
Atëherë vendosa që mos të shkruaja më por vetëm të lexoja që mos të ngelej një vend pa një lexues dhe pa libra.
Fillova të lexoja kudo,në çdo vend ku bija në sy.Me kalimin e kohës njerëzit nuk më thërrisnin me emrin tim.
Nëse dikush më kërkonte,atë e pyesnin nëse po kërkon "Mikun e Librit".
Ja pra,ky është emri im që më shkon për shtat sepse njeriu është ajo që bën, ndërsa vendin e bëjnë njerëzit!