Saturday, September 28, 2019

Zemrën dhe mendjen

Kudo që të shkosh merri me vete mendjen dhe zemrën sepse të dyja të balancojnë jetën.
Njëra të drejton diku ndërsa tjetra të tregon si të shkosh aty.

Friday, September 27, 2019

Monday, September 23, 2019

Tërmeti

Ju mendoni se tërmeti është më i rrezikshëm?!
Mendoni pak më shumë dhe bëni llogaritë se nga cilët faktorë ka patur më shumë vdekje dhe dëme gjatë muajve të verës!

Sa vdekje kanë ndodhur nga aksidentet ?
Sa vdekje kanë ndodhur nga vrasjet dhe vetvrasjet?
Sa vdekje nga droga,alkoli,stresi,varfëria,borxhet...?
Sa vdekje kanë ndodhur nga pamundësia për të marrë mjekime për një sëmundje?
Sa vdekje kanë ndodhur nga indiferenca e mjekëve apo nga mjekimet e gabuara ?
Sa vdekje kanë ndodhur nga faktorë të cilët nuk i njohim ; nga uji i pijshëm, nga ushqimet me hormone,nga ilaçet e skaduara...et...!
Sa humbje dhe zhdukje pa gjurmë kanë ndodhur të cilët akoma nuk gjenden?

Sa njerëz po kalojnë stres dhe panik më të madh se paniku i tërmeteve ; stres nga bankat, stres nga borxhet, stres nga papunësia,stres nga pamundësia për të paguar faturat për të cilat janë burgosur njerëz,janë turpëruar dhe në fund ka që kanë kryer vetvrasje nga turpi.

Stresi,paniku,vdekjet,sëmundjet...etj...që janë të përditshme janë shumë herë më të mëdha se stresi dhe paniku i tërmetit.

Njerëz,bëjini llogaritë më mirë dhe merrni masa për këto siç morët masa për tërmetin.

Turma është e prirur të trembet nga paniku i përhapur në masë. Pra,nuk tremben nga  e keqja që ndodh por nga paniku që u zë duke imagjinuar të keqen më të madhe që mund të ndodhë.
Pra,ka një lojë psikologjike në këtë rast  ; nëse e keqja bën zhurmë të madhe në turmë,ajo zmadhohet edhe më shumë kur përhapet paniku ,ndërsa e keqja që nuk bën zhurmë,që ndodh në përditshmërinë tonë e cila është bërë rutinë nuk na tremb aq shumë edhe pse pasojat e kësaj të keqeje të heshtur janë shumë herë më të mëdha se e para.
Pra,çështja është psikologjike, jo reale!
Nëse do bënin zhurmë të madhe duke përhapur panik për një të keqe që ndodh përditë nga një faktor i heshtur, njerëzit do tmerroheshin më shumë sesa nga tërmeti!

Sunday, September 22, 2019

Tërmetet

Çdo njeri po pyet nëse do ketë tërmete të tjera !
Sigurisht që do ketë tërmete sa të ketë jetë kjo tokë por asnjë nuk e di kur do bjerë dhe ku do bjerë përveç të Madhit Zot!
Prandaj mos u trembni nga parashikimet apo thashethemet,mos e lejoni veten tju kapë paniku dhe ankthi sepse ky ankth do t'ju lërë me pasoja të rënda psikologjike.

Tërmeti na jep disa mësime të rëndësishme :
Na jep të kuptojmë se jemi qënie të dobëta.
Na jep të kuptojmë se nuk kemi asgjë nën kontroll përveç vetes sonë.
Na jep të kuptojmë se gjithçka që është ndërtuar me mijëra vite të shkatërrohet në sekondë.
Na jep të kuptojmë çfarë ka vlerë më të madhe e çfarë ka vlerë më të vogël, çfarë duhet ti japim rëndësi e çfarë më pak rëndësi .
Na jep të kuptojmë rëndësinë që ka toka që na mban për ta mbrojtur atë në mënyrën më natyrale.
Na jep të kuptojmë rëndësinë e njëri tjetrit dhe pavlefshmërinë e gjërave për të cilat vritemi.
Na jep të kuptojmë çfarë është jeta dhe vdekja.
Na jep të kuptojmë vlerën e një çasti të cilën e humbasim duke menduar se do të jetojmë për shumë vite.
Na jep të kuptojmë që jeta,vdekja,fëmijët dhe pasuria nuk janë në dorën tonë.
Na jep të kuptojmë peshën e një mirësie të vogël dhe peshën e një padrejtësie edhe më të vogël.
Na jep të kuptojmë qëllimin e jetës dhe rolin në të...
Na përkujton gabimet dhe ndëshkimet...
Dhe në fund na mëson se jemi krijesa të një Krijuesi absolut i cili është një Zot mbikqyrës së gjithçkaje të dukshme dhe të padukshme!

Thursday, September 19, 2019

Jemi gjethe vjeshte

Ah sa shumë e doja këtë shi vjeshte
Më largon nga kjo monotoni
Diku larg në kujtime më dërgon
Humbas në adoleshencë, në marrëzi!

Ah sa më qetëson shpirtin ky shi vjeshte
Më sjellë pranë fytyra të largëta në sy
Takohem me mall me çdo pikë
Luaj me to një nga një  si një fëmi !

Ah sa shumë e doja këtë shi vjeshte
Më kujton çdo gjurmë kalimtare
Më kujton njerëzit si një peme jete
Më kujton se të gjithë jemu një gjethe peme.

Saturday, September 14, 2019

A jeni dakord?

Po bëja një llogari se kush ka sjellë më shumë dëme në botë,në njerëz,në jetë dhe në çdo qelizë të gjallë.
Dëmet më të mëdha nuk më dolën nga sëmundjet ngjitëse, as nga armët e ftohta, as nga drogërat, as nga krimet e ndryshme.
Dëmet më të mëdha që prekin çdo gjë vinë nga vetja e njeriut ; nga mëndjemadhësia, nga urrejtja, nga zilia, nga smira, nga lakmia e tepërt, nga egoizmi,nga injoranca, nga edukimi i gabuar, nga besimi dhe bindjet e gabuara, nga indiferenca...etj...!!!
Nga kjo llogaritje dola në përfundimin se të gjitha këto duhet të trajtohen si sëmundje të frikshme të cilat duhet të kurohen nëpër spitale të veçanta, të trajtohen me kujdesin më të madh nga prindërtit, nga mësuesit, mjekët, teologët dhe nga shteti duke i parë si rrezikshmëri të larta kriminalistike.

A jeni dakord?!

Tuesday, September 10, 2019

Fb

Në Facebook shohim lloj lloj shkrimesh që të japin përshtypje sikur jetojmë një jetë ideale,një jetë me njerëz shumë të zgjuar,të urtë,të mençur, të ditur,bujarë,këshillues...etj.

Shohim shkrime që të magjepsin,shkrime që të bëjnë të mendosh se je shumë nivel i ulët në krahasim me ata që shkruajnë,shkrime që nuk i lexon as në librat e mendimtarëve më të mëdhenj,shkrime shkencore që të japin përshtypjen sikur qenka një shkencëtar i panjohur ai që i poston, shkrime që të nxitin të pyesësh tjetrin për ndonjë sëmundje ,për ndonjë hall,për ndonjë problem, për diçka të nevojshme...etj.

Shohim shkrime fetare nga njerëz të cilët të japin ndjesinë se duhet urgjentisht të shkosh të flasësh me atë person në lidhje me Zotin.

Shohim shkrime poetësh,filozofësh, gjuhëtarësh, politikanësh,shkrime të cilat më japin shpresë se shqipëria e ka potencialin për të krijuar gjithçka që i duhet por...

Shkrime që të sakatojnë shpirtin,shkrime që të bëjnë syrin të jetë ujvarë, shkrime që të bëjnë mishin me mornica,shkrime që të shërojnë emocionet e barkut dhe shkrime që të ushqejnë  trurin me frymëzime romantike.

Sa shumë shkrime që lexojmë në Fb,shkrime që të bëjnë të jetosh pa u shkëputur nga jeta virtuale sepse jeta reale vuan për njerëz të tillë të cilët gjenden në jetën virtuale.

Ah sa do të doja të gjeja një njeri të vetëm në jetën reale nga ata shkrimtarë/e që jetojnë jetë virtuale.

Friday, September 6, 2019

Libri

Unë fle me libra,zgjohem me libra,ha dhe pi mbi libra,flas me libra dhe për libra,qaj dhe qesh me librin,mendoj me libra,e shoh botën si libër,njerzit si shkronja,kopertinën e shoh si fillimin dhe fundin e jetës ose të ditës.
Gjithçka jam dhe gjithçka bëj është libër sepse një ditë ky libër do më lexohet me imtësi.

Wednesday, September 4, 2019

Memoria

Në jetë vjen një çast që dëshiron të harrosh disa kujtime të cilat të kanë lënë gjurmë.
Vjen gjithashtu dhe një çast që dëshiron të kujtosh disa nga gjurmët e humbura në harresën e viteve të largëta.
Memoria është vërtetë e çuditshme; mendojmë se e kemi nën kontroll, por në fakt është memoria ajo që na ka nën kontroll!
Herë pas here ajo na sjell në këto çaste ngjyra të zbehura nga koha, e, herë të tjera,ngjyrat që na ofron çasti na kalojnë me indiferencë pa e memorizuar si një çast unik.
Kur mendoj për lojrat që na bën memoria, më krijohet përshtypja se jeta nuk është ajo që jetojmë por ajo që kujtojmë me mall dhe ajo që mundohemi të harrojmë me dhimbje!

Tuesday, September 3, 2019

Njeriu më i mirë

Njeriu më i mirë është :
Ai i cili nxit për të mirë e frenon nga e keqja.
Ai i cili vepron atë që thotë dhe nuk thotë atë që nuk e vepron.
Ai i cili e fsheh veprën e mirë njësoj siç fsheh veprën e keqe.
Ai i cili i dëgjon me vëmendje të tjerët dhe kur flet i bën të heshtin me respekt.
Ai i cili i kujton të tjerët në gëzime dhe e kujtojnë të tjerët në hall.

Sunday, September 1, 2019

"Vetja"

Rasti i vetëm që kam mbetur pa fjalë ka qenë kur më pyetën : " Kush je ti në të vërtetë " ?

Që nga ajo ditë nuk kam rreshtur së mësuari rreth vetes çdo ditë e më shumë.
Kam kuptuar se nuk do mjaftonin as tre jetë të tjera për të mësuar gjithçka rreth vetes.
Kam mësuar se njeriu është e vetmja qënie e cila duhet të studiohet seriozisht sa të jetë gjallë.
Kam mësuar se "vetja" është gjithçka që të nevojitet për të mësuar.
Kam mësuar se "vetja" është njëkohësisht mësues dhe nxënës.
Kam mësuar se "vetja" është njëkohësisht  gjithçka dhe asgjë.
Kam mësuar se "vetja" ka më shumë nevojë për punë.
Kam mësuar se "vetja" të nderon dhe poshtëron kudo që të shkosh me "të".
Kam mësuar se sa më shumë të merresh me "veten" aq më shumë do kuptosh që ske nevojë për gjë tjetër.
Dhe në fund kam mësuar se jeta nuk matet me vite por vlerësohen vitet që kanë rritur "veten".