Tuesday, September 10, 2019

Fb

Në Facebook shohim lloj lloj shkrimesh që të japin përshtypje sikur jetojmë një jetë ideale,një jetë me njerëz shumë të zgjuar,të urtë,të mençur, të ditur,bujarë,këshillues...etj.

Shohim shkrime që të magjepsin,shkrime që të bëjnë të mendosh se je shumë nivel i ulët në krahasim me ata që shkruajnë,shkrime që nuk i lexon as në librat e mendimtarëve më të mëdhenj,shkrime shkencore që të japin përshtypjen sikur qenka një shkencëtar i panjohur ai që i poston, shkrime që të nxitin të pyesësh tjetrin për ndonjë sëmundje ,për ndonjë hall,për ndonjë problem, për diçka të nevojshme...etj.

Shohim shkrime fetare nga njerëz të cilët të japin ndjesinë se duhet urgjentisht të shkosh të flasësh me atë person në lidhje me Zotin.

Shohim shkrime poetësh,filozofësh, gjuhëtarësh, politikanësh,shkrime të cilat më japin shpresë se shqipëria e ka potencialin për të krijuar gjithçka që i duhet por...

Shkrime që të sakatojnë shpirtin,shkrime që të bëjnë syrin të jetë ujvarë, shkrime që të bëjnë mishin me mornica,shkrime që të shërojnë emocionet e barkut dhe shkrime që të ushqejnë  trurin me frymëzime romantike.

Sa shumë shkrime që lexojmë në Fb,shkrime që të bëjnë të jetosh pa u shkëputur nga jeta virtuale sepse jeta reale vuan për njerëz të tillë të cilët gjenden në jetën virtuale.

Ah sa do të doja të gjeja një njeri të vetëm në jetën reale nga ata shkrimtarë/e që jetojnë jetë virtuale.