Rasti i vetëm që kam mbetur pa fjalë ka qenë kur më pyetën : " Kush je ti në të vërtetë " ?
Që nga ajo ditë nuk kam rreshtur së mësuari rreth vetes çdo ditë e më shumë.
Kam kuptuar se nuk do mjaftonin as tre jetë të tjera për të mësuar gjithçka rreth vetes.
Kam mësuar se njeriu është e vetmja qënie e cila duhet të studiohet seriozisht sa të jetë gjallë.
Kam mësuar se "vetja" është gjithçka që të nevojitet për të mësuar.
Kam mësuar se "vetja" është njëkohësisht mësues dhe nxënës.
Kam mësuar se "vetja" është njëkohësisht gjithçka dhe asgjë.
Kam mësuar se "vetja" ka më shumë nevojë për punë.
Kam mësuar se "vetja" të nderon dhe poshtëron kudo që të shkosh me "të".
Kam mësuar se sa më shumë të merresh me "veten" aq më shumë do kuptosh që ske nevojë për gjë tjetër.
Dhe në fund kam mësuar se jeta nuk matet me vite por vlerësohen vitet që kanë rritur "veten".