Ju mendoni se tërmeti është më i rrezikshëm?!
Mendoni pak më shumë dhe bëni llogaritë se nga cilët faktorë ka patur më shumë vdekje dhe dëme gjatë muajve të verës!
Sa vdekje kanë ndodhur nga aksidentet ?
Sa vdekje kanë ndodhur nga vrasjet dhe vetvrasjet?
Sa vdekje nga droga,alkoli,stresi,varfëria,borxhet...?
Sa vdekje kanë ndodhur nga pamundësia për të marrë mjekime për një sëmundje?
Sa vdekje kanë ndodhur nga indiferenca e mjekëve apo nga mjekimet e gabuara ?
Sa vdekje kanë ndodhur nga faktorë të cilët nuk i njohim ; nga uji i pijshëm, nga ushqimet me hormone,nga ilaçet e skaduara...et...!
Sa humbje dhe zhdukje pa gjurmë kanë ndodhur të cilët akoma nuk gjenden?
Sa njerëz po kalojnë stres dhe panik më të madh se paniku i tërmeteve ; stres nga bankat, stres nga borxhet, stres nga papunësia,stres nga pamundësia për të paguar faturat për të cilat janë burgosur njerëz,janë turpëruar dhe në fund ka që kanë kryer vetvrasje nga turpi.
Stresi,paniku,vdekjet,sëmundjet...etj...që janë të përditshme janë shumë herë më të mëdha se stresi dhe paniku i tërmetit.
Njerëz,bëjini llogaritë më mirë dhe merrni masa për këto siç morët masa për tërmetin.
Turma është e prirur të trembet nga paniku i përhapur në masë. Pra,nuk tremben nga e keqja që ndodh por nga paniku që u zë duke imagjinuar të keqen më të madhe që mund të ndodhë.
Pra,ka një lojë psikologjike në këtë rast ; nëse e keqja bën zhurmë të madhe në turmë,ajo zmadhohet edhe më shumë kur përhapet paniku ,ndërsa e keqja që nuk bën zhurmë,që ndodh në përditshmërinë tonë e cila është bërë rutinë nuk na tremb aq shumë edhe pse pasojat e kësaj të keqeje të heshtur janë shumë herë më të mëdha se e para.
Pra,çështja është psikologjike, jo reale!
Nëse do bënin zhurmë të madhe duke përhapur panik për një të keqe që ndodh përditë nga një faktor i heshtur, njerëzit do tmerroheshin më shumë sesa nga tërmeti!