Wednesday, September 4, 2019

Memoria

Në jetë vjen një çast që dëshiron të harrosh disa kujtime të cilat të kanë lënë gjurmë.
Vjen gjithashtu dhe një çast që dëshiron të kujtosh disa nga gjurmët e humbura në harresën e viteve të largëta.
Memoria është vërtetë e çuditshme; mendojmë se e kemi nën kontroll, por në fakt është memoria ajo që na ka nën kontroll!
Herë pas here ajo na sjell në këto çaste ngjyra të zbehura nga koha, e, herë të tjera,ngjyrat që na ofron çasti na kalojnë me indiferencë pa e memorizuar si një çast unik.
Kur mendoj për lojrat që na bën memoria, më krijohet përshtypja se jeta nuk është ajo që jetojmë por ajo që kujtojmë me mall dhe ajo që mundohemi të harrojmë me dhimbje!