Sunday, January 13, 2019

Pa Ty

Pa Ty

Jam një dhimbje pa ulërimë.
Zog pa qiej ;
Perëndim pa lindje;
Kalendar pa data;
Sahat pa akrepa;
Orë pa kohë;
Buzë pa puthje;
Natë pa hënë;
Skaj pa qendër;
Busull pa shigjeta;
Zarf pa adresë;
Mendim pa rrudhë;
Rrudhë pa ballë;
Ballë pa ethe;
Mbret pa kurorë;
Kurorë pa perlë;
Perlë pa guackë;
Besim pa vendosmëri;
Rrebesh pa vetëtimë;
Shekspir pa tragjedi;
Hamlet pa kafkë;
Martin Luter King pa ëndërr;
Ainshtain pa relativitet;
Erasmus pa marrëzi;
Ferr pa Dante;
Dante pa Beatriçe;
Gjeneral pa luftë;
Murator pa tullë;
Kovaç pa kudhër;
Hakmarrje pa kujtesë;
Burg pa qeli;
I burgosur pa shpresë;
Shqiptar pa çartje;
Tango pa Argjentinë;
Rus pa stepë;
Paris pa Eifel;
Vals pa Vienë;
Tel pa violinë; 
Mermer pa Mikelanxhelo;
Kolomb pa Amerikë;
Kolose’ pa Romë;
Garibald pa Itali;
Moxart pa melodi;
Vagner pa gjëmim;
Beethoven pa llaftari;
Segovia pa kitarë;
Pavarot pa fyt;
Django Reinhard pa “Minor Swing”;
Otello pa Dezdemonë;
Romeo pa Xhulietë;
Shpatë pa dorezë;
Plumb pa barut;
Ushtar pa helmetë;
Mulli pa bereqet;
Beton pa çimento;
Autostradë pa asfalt;
Trafik pa semafor;
Qiell pa re’;
Dimër pa pranverë;
Pranverë pa ngjyra;
Vjeshtë pa fruta;
Dhimbje pa lot;
Lot pa sy t’zinj;
Gjak pa zemër;
Pritje pa ankth;
Zjarr pa flakë;
Fresk pa fllad;
Fllad pa përkëdhelje;
Përkëdhelje pa prekje;
Prekje pa rrënqethje;
Heshtje pa pëshpërimë;
Kriminel pa viktimë;
Fat pa meritë;
Skllav pa pranga;
Dëshpërim pa shkak;
Ofshamë pa jehonë;
Lumë pa urë;
Leskovik pa Pukë;
Kukës pa Sarandë;
Gramsh pa Divjakë;
Librazhd pa Zadrimë;
Korab pa Nëmërçkë;
Dhëmbel pa Karavasta;
Karaburun pa Llogora;
Fjalor pa fjalë;
Luginë pa oshëtimë;
Shteg pa dalje;
Ngjitje pa arritje;
Libër pa lexues;
Testament pa vulë;
Zeus pa rrufe;
Kalorës pa pelë;
Pelë pa shalë;
Thesar pa margaritarë;
Nil pa shkretëtirë;
Faraon pa piramidë;
Beduin pa oaz;
Tank pa zinxhirë;
Aeroplan pa pistë;
Tekst pa muzikë;
Fukara pa të ardhme;
Mort pa funeral;
Kufomë pa varr;
Islam pa Kuran;
Kristian pa Bibël;
Foshnjë pa britmë;
Vatër pa zjarr;
Pronar pa Hipotekë;
Përmetar pa raki’;
Malësor pa çifteli;
Shkodran pa biçikletë;
Skraparlli pa raki;
Mish pa nerv;
Kozmos pa terr;
Terr pa hënë;
Jetë pa albuminë;
Rreth pa “Pi”.

Saturday, January 12, 2019

Shpërndarja e dijes

Shpesh herë shpërndaj dije tek të tjerët në heshtje anonime duke dëgjuar dhe lexuar me vëmendje të madhe dhe me një dëshirë të flaktë për të mësuar më tepër nga bota e secilit person që ka diçka për të dhënë.
Sa herë që kam vepruar në këtë mënyrë kam vrapuar menjëherë ta shpërndaj këtë përvojë njohurish me të tjerë të cilët kanë të njëjtën dëshirë për njohuri.
Jua siguroj që nuk ka kënaqësi më të madhe sesa vetëdija se ti po bëhesh nxitës dhe ushqyes i vlerave të mëdha intelektuale tek vetja dhe tek të tjerët.
Provojeni!

Aplikimi i mendimit

I ditur nuk është ai që ka mbushur trurin më libra pa fund,por ai që ka mësuar të mendojë në atë mënyrë që të aplikojë mendimin e tij në çdo vepër e cila dëshmon diturinë e tij.

Friday, January 11, 2019

Nuk është problem nëse sot

Nuk është problem nëse sot je më i varfër se dje,problem është nëse sot nuk je më i ditur se dje.
Nuk është problem nëse sot nuk je me ata që u rrite dje,problem është nëse sot nuk ke mësuar të njohësh miqtë e tu.
Nuk është problem nëse sot të kanë harruar,problem është nëse sot ti i kujton akoma.
Nuk është problem nëse sot mendon për të kaluarën, problem është nëse sot je duke humbur të ardhmen.
Nuk është problem nëse sot e sheh çfarë sprovash ke kaluar,problem është nëse sprovat të kanë demoralizuar për të ardhmen.
Nuk është problem nëse sot mendon se nata të zuri të trishtuar,problem është nëse mendon se mëngjesi për ty ska për të aguar.

Wednesday, January 9, 2019

Fenomeni dhe noumeni

Egzistenca përbëhet nga dy faktorë : fenomene dhe noumene.
Fenomeni është fakt i dëshmueshëm duke u nisur nga një shkak.
Noumeni është fakt që nuk mund të dëshmohet objektivisht sepse shkaku nuk është i prekshëm por i konceptuar nga forca e idesë për të cilën ka folur Aristoteli.
Noumenet nuk janë faktorë që jetojnë objektivisht mes nesh,prandaj nuk mund ti besojë çdo kush,pasi janë për ata njerëz që kanë mendje të shëndoshë dhe që arsyetojnë thellë në botën e krijimit dhe ideve.
Por fakti që një noumen nuk perceptohet,nuk do të thotë që të mohohen shkaqet zinxhir të cilat i japin domethënie faktorëve egzistencialë.
Vdekja është një faktor noumenal i cili i jep kuptim të plotë fenomenit jetë.
Pra,kuptimi i plotë rreth diçkaje arrihet kur bashkohen këta dy faktorë.

Saturday, January 5, 2019

Suksesi në grup

Secili prej nesh ka mangësi dhe duke jetuar në vetmi nuk ka për të arritur sukses, por nëse bashkohemi të gjithë dhe bashkëpunojmë,atëherë kemi për ti larguar këto mangësi dhe si rezultat do kemi të gjithë sukses.

Friday, January 4, 2019

Ose jemi ne ata që e formojmë realitetin ose realiteti do na formojë je!

Ose jemi ne ata që e formojmë realitetin ose realiteti do na formojë je!

Shpesh ndodh të mos dallojmë qartë këto dy koncepte sepse vetëdija rreth tyre ka munguar por edhe indiferenca ndaj këtij fenomeni ka sjellë në shoqëri pa shtyllë kurrizore.

Shohim individë pa një lloj personaliteti të qëndrueshëm.
Shohim shoqëri pa shoqërim.
Shohim familje pa familjarizim.
Shohim shtet pa shtetarë.
Shohim fetare pa fe.
Shohim politikanë pa kauzë.
Shohim pasuri pa tregëti.
Shohim gjithçka por asgjë nuk është në vendin e duhur.

Pse?!
Sepse po ndryshojnë rolet dhe meritat.
Po ndryshojnë vlerat dhe arsyetimi.
Sepse po ndryshojnë rrjedhat sipas tekave.

Kemi individë që kanë çmime,por skemi personalitet me vlera.
Kemi shoqëri të madhe por skemi shoqërimin e përgjegjshëm që ti gjendemi tjetrit.
Kemi shtet të pavarur por skemi shtetarë që të vënë interesat e përbashkëta edhe kundër interesave të tyre.
Kemi fetarë pa fund por skemi fe të plotë në jetën personale.
Kemi politikanë finokë por skemi polikë të përbashkët.
Kemi pasuri pa fund por skemi tregëti të sigurt.
Kemi gjithçka por asgjë!

Dhe çfarë jetese presim të bëjmë së bashku?
Si mund të ketë shoqërim të sigurt kur ti nuk guxon të bësh një pyetje pasi ke frikë se mos përbuzesh me përgjigjen që mund të shprehë dikush i cili të thotë : " nuk më intereson kjo teme " ?
Si mund të dish se çfarë halli ka dikush nëse tjetri ta pret më thikë bisedën duke të thënë : " mbylle gojën se është përgojim" ?
Si mund të ketë shoqërim kur ti nuk di se çfarë jete po bën shoku yt me të cilin rri?
A është shoqëria thjesht një emër formal apo është të jetosh duke ndarë diçka mes jush?

Nëse të gjithë do shpreheshim me thënie të tilla : " nuk më intereson kjo teme "  " nuk dua të flas për këtë gjë "  " mos përgojo"  " mos i trego hallet e tua se i marrin për dobësi" etjjj...atëherë kemi për të krijuar një shoqëri të vetmuar,të ndrydhur,të ftohtë,të egër,me zemra të ashpra, indiferentë të plogësht...!

A nuk ndërtohet shteti ideal nga një popull dashamirës?
A nuk ndërtohet një popull dashamirës nga një shoqëri bashkëpunuese?
A nuk ndërtohet një shoqëri bashkëpunuese nga një individ i ndërgjegjshëm për rolin e tij?

Pse mos të fillojmë nga vetja jonë duke i dhënë vlera të larta personalitetit?

Ja pse nuk mund të ndryshojë gjendja e një populli deri të ndryshojmë vetet tona.