Friday, January 4, 2019

Ose jemi ne ata që e formojmë realitetin ose realiteti do na formojë je!

Ose jemi ne ata që e formojmë realitetin ose realiteti do na formojë je!

Shpesh ndodh të mos dallojmë qartë këto dy koncepte sepse vetëdija rreth tyre ka munguar por edhe indiferenca ndaj këtij fenomeni ka sjellë në shoqëri pa shtyllë kurrizore.

Shohim individë pa një lloj personaliteti të qëndrueshëm.
Shohim shoqëri pa shoqërim.
Shohim familje pa familjarizim.
Shohim shtet pa shtetarë.
Shohim fetare pa fe.
Shohim politikanë pa kauzë.
Shohim pasuri pa tregëti.
Shohim gjithçka por asgjë nuk është në vendin e duhur.

Pse?!
Sepse po ndryshojnë rolet dhe meritat.
Po ndryshojnë vlerat dhe arsyetimi.
Sepse po ndryshojnë rrjedhat sipas tekave.

Kemi individë që kanë çmime,por skemi personalitet me vlera.
Kemi shoqëri të madhe por skemi shoqërimin e përgjegjshëm që ti gjendemi tjetrit.
Kemi shtet të pavarur por skemi shtetarë që të vënë interesat e përbashkëta edhe kundër interesave të tyre.
Kemi fetarë pa fund por skemi fe të plotë në jetën personale.
Kemi politikanë finokë por skemi polikë të përbashkët.
Kemi pasuri pa fund por skemi tregëti të sigurt.
Kemi gjithçka por asgjë!

Dhe çfarë jetese presim të bëjmë së bashku?
Si mund të ketë shoqërim të sigurt kur ti nuk guxon të bësh një pyetje pasi ke frikë se mos përbuzesh me përgjigjen që mund të shprehë dikush i cili të thotë : " nuk më intereson kjo teme " ?
Si mund të dish se çfarë halli ka dikush nëse tjetri ta pret më thikë bisedën duke të thënë : " mbylle gojën se është përgojim" ?
Si mund të ketë shoqërim kur ti nuk di se çfarë jete po bën shoku yt me të cilin rri?
A është shoqëria thjesht një emër formal apo është të jetosh duke ndarë diçka mes jush?

Nëse të gjithë do shpreheshim me thënie të tilla : " nuk më intereson kjo teme "  " nuk dua të flas për këtë gjë "  " mos përgojo"  " mos i trego hallet e tua se i marrin për dobësi" etjjj...atëherë kemi për të krijuar një shoqëri të vetmuar,të ndrydhur,të ftohtë,të egër,me zemra të ashpra, indiferentë të plogësht...!

A nuk ndërtohet shteti ideal nga një popull dashamirës?
A nuk ndërtohet një popull dashamirës nga një shoqëri bashkëpunuese?
A nuk ndërtohet një shoqëri bashkëpunuese nga një individ i ndërgjegjshëm për rolin e tij?

Pse mos të fillojmë nga vetja jonë duke i dhënë vlera të larta personalitetit?

Ja pse nuk mund të ndryshojë gjendja e një populli deri të ndryshojmë vetet tona.