Sunday, January 13, 2019

Pa Ty

Pa Ty

Jam një dhimbje pa ulërimë.
Zog pa qiej ;
Perëndim pa lindje;
Kalendar pa data;
Sahat pa akrepa;
Orë pa kohë;
Buzë pa puthje;
Natë pa hënë;
Skaj pa qendër;
Busull pa shigjeta;
Zarf pa adresë;
Mendim pa rrudhë;
Rrudhë pa ballë;
Ballë pa ethe;
Mbret pa kurorë;
Kurorë pa perlë;
Perlë pa guackë;
Besim pa vendosmëri;
Rrebesh pa vetëtimë;
Shekspir pa tragjedi;
Hamlet pa kafkë;
Martin Luter King pa ëndërr;
Ainshtain pa relativitet;
Erasmus pa marrëzi;
Ferr pa Dante;
Dante pa Beatriçe;
Gjeneral pa luftë;
Murator pa tullë;
Kovaç pa kudhër;
Hakmarrje pa kujtesë;
Burg pa qeli;
I burgosur pa shpresë;
Shqiptar pa çartje;
Tango pa Argjentinë;
Rus pa stepë;
Paris pa Eifel;
Vals pa Vienë;
Tel pa violinë; 
Mermer pa Mikelanxhelo;
Kolomb pa Amerikë;
Kolose’ pa Romë;
Garibald pa Itali;
Moxart pa melodi;
Vagner pa gjëmim;
Beethoven pa llaftari;
Segovia pa kitarë;
Pavarot pa fyt;
Django Reinhard pa “Minor Swing”;
Otello pa Dezdemonë;
Romeo pa Xhulietë;
Shpatë pa dorezë;
Plumb pa barut;
Ushtar pa helmetë;
Mulli pa bereqet;
Beton pa çimento;
Autostradë pa asfalt;
Trafik pa semafor;
Qiell pa re’;
Dimër pa pranverë;
Pranverë pa ngjyra;
Vjeshtë pa fruta;
Dhimbje pa lot;
Lot pa sy t’zinj;
Gjak pa zemër;
Pritje pa ankth;
Zjarr pa flakë;
Fresk pa fllad;
Fllad pa përkëdhelje;
Përkëdhelje pa prekje;
Prekje pa rrënqethje;
Heshtje pa pëshpërimë;
Kriminel pa viktimë;
Fat pa meritë;
Skllav pa pranga;
Dëshpërim pa shkak;
Ofshamë pa jehonë;
Lumë pa urë;
Leskovik pa Pukë;
Kukës pa Sarandë;
Gramsh pa Divjakë;
Librazhd pa Zadrimë;
Korab pa Nëmërçkë;
Dhëmbel pa Karavasta;
Karaburun pa Llogora;
Fjalor pa fjalë;
Luginë pa oshëtimë;
Shteg pa dalje;
Ngjitje pa arritje;
Libër pa lexues;
Testament pa vulë;
Zeus pa rrufe;
Kalorës pa pelë;
Pelë pa shalë;
Thesar pa margaritarë;
Nil pa shkretëtirë;
Faraon pa piramidë;
Beduin pa oaz;
Tank pa zinxhirë;
Aeroplan pa pistë;
Tekst pa muzikë;
Fukara pa të ardhme;
Mort pa funeral;
Kufomë pa varr;
Islam pa Kuran;
Kristian pa Bibël;
Foshnjë pa britmë;
Vatër pa zjarr;
Pronar pa Hipotekë;
Përmetar pa raki’;
Malësor pa çifteli;
Shkodran pa biçikletë;
Skraparlli pa raki;
Mish pa nerv;
Kozmos pa terr;
Terr pa hënë;
Jetë pa albuminë;
Rreth pa “Pi”.