Monday, October 31, 2016

Gjerat e kota

Injoranca paraqitet ne keto forma:
Te mos dish
Te dish gabim ate qe di
Te dish gjera qe nuk kane vlere.
Fjala e kote shfaqet ne keto forma :
Te flasesh pa dituri
Te flasesh me njeriun e gabuar
Te flasesh per ate qe nuk te intereson.
Vepra e kote paraqitet ne keto forma :
Ta veprosh ne kohe dhe vend te gabuar
Te veprosh ne dem te vetes dhe tjetrit
Te veprosh pa shkak dhe pa qellim.

Sunday, October 30, 2016

Prekja

Cdo prekje eshte nje dridhje nga telat e shpirtit.
Eshte nje shkendije qe ndez vullkane.
Eshte nje lot qe del nga syri kur kupton qe ishte nje enderr.
Eshte nje moment zgjimi nga gjumi i jetes.
Eshte nje ilac qe sheron zemren.
Eshte nje fryme e ngrohte qe shkrin akullin e zemres.
Eshte nje...

Saturday, October 29, 2016

Bashkejetesa

Me mire i vetmuar me kujtimet e nje dashurie te sinqerte sesa me dike qe nuk mund ta dua.Te jetosh me dike qe nuk e do eshte nje padrejtesi ndaj saj dhe nje jete e shtirur ndaj vetes.

Kameleoni

Kam vene re disa lloj njerezish te cilet kur degjojne se po kritikoj ashper ndonje ves,ata pa pike turpi shprehen : " i urrej dhe une ata njerëz qe kane kete e ate ves ". Me kete ata nenkuptojne se nuk e kane kete ves.Pikerisht,keta jane ata qe e kane me shume se cdo kush kete ves,jane kameleone sociale...!

Friday, October 28, 2016