Të gjithë më lanë në rrugë,
por unë nuk pushova së ecuri.
Miqtë më lanë,
por nuk e lash miqësinë.
Zemra më është thyer
por shpresa më mban gjallë
emri im nuk pëshpëritet më
por veten po e njoh më mirë
Jeta më iku
por musafiri i paftuar
ende s'ka ardhur.