Kam dëgjuar dhe lexuar shumë arsye që njerëzit duan dikë.
Shprehjet janë të ndryshme :
Të dua sepse më do
Të dua sepse më pëlqen
Të dua sepse je i/e bukur
Të dua sepse përshtatesh me mua
Të dua sepse je i/e ndershëm/me
Të dua sepse ke atë e këtë gjë
Të dua sepse ke bërë këtë ose je i famshëm
Të dua sepse...etj
Asnjë nuk kam dëgjuar të shprehet : Të dua sepse nuk e di pse,thjesht e ndiej që të dua, pavarësisht se më do apo jo,kush je apo kush nuk je, çfarë ke apo jo,nga vjen apo jo, çfarë të kaluar ke...Të dua ashtu thjesht,kushdo që të jesh sot apo nesër,i/e bukur apo jo,i/e pasur apo jo.Të dua sepse më bën të të dua çdo ditë e më shumë, të dua veten,jetën dhe çdo gjë tjetër.
Të dua dhe do të të dua sepse ti je arsyeja që më bën të kujtoj Zotin i cili të ka krijuar ty,që më ka begatuar me ty!
Të dua sepse... sepse... sepse...!
Po ju si do e arsyetonit?
Plotësoheni fjalinë :
Të dua sepse....