Pasqyra është e jotja
syri është imi.
Ajo çka është në pasqyrim
është prej syrit tim.
Ajo çka reflekton pasqyra jote
syri im e njeh.
Ajo çka kërkon syri im
pasqyra nuk mund ta mohojë.
Ajo çka dëshmon pasqyra jote
syrit tim nuk mund t'i shpëtosh.
Pasqyra reflektohet në syrin tim
ashtu siç shikimi im është pasqyra jote.
Ne jemi të njeri-tjetrit
por nuk mund të bëhemi bashkë.
Veç e veç mund të jetojnë
por nuk mund të kenë kuptim të ndarë.