Dashuri e pajetuar
Ishte dita e pare e shkolles.Si te gjithe femijet e tjere,dhe ai ishte perfshire nga ankthi dhe gezimi,nje ndjesi e dyfishte,por me nje guxim te rralle per hapin qe po merrte,pasi ndihej i afte per rrugen qe po niste.Aftesite e tij ishin dalluar nga shume femije te tjere te cilet luanin me te qe ne kopesht.Inteligjenca e tij kishte nje note shume te larte dhe per kete ishte nje shprese per shume njerez qe e njihnin. Mbeshtjetja e familjes se tij ishte gjithnje ne kohen e duhur,prandaj ai kish filluar te njihte vlerat e vetes dhe si femije qe ishte,e kish kuptuar qe ishte ndryshe nga bashkemoshateret e tjere. Mesuesit e tij kur permendnin emrin e tij ne klase degjohej me nje ze plot krenari.Mesimet qe merrte i jepnin nje kenaqesi te bukur,jo si femijet e tjere qe mesonin me dembelizem.Kur kthehej nga shkolla per ne shtepi,ndihej i merzitur sepse vetem ne shkolle ndjehej vetvetja.Por,megjithate,shtepia e tij ishte shkolla e dyte.Dhoma e tij ishte kthyer ne nje rremuje te madhe me plot fletore dhe libra te hapura.Ai nuk ishte si femijet e tjere qe i hapnin librat me urdher te prinderve,as nuk kerkonte leje per te luajtur me shoket.Prinderit ishin merzitur nga ky fakt sepse kishin frike nga dituria e tij shume e larte ne krahasim me shoket e tij.Prinderit e largonin shpesh nga librat duke i sjelle ndonje shok ne shtepi,por dhe kur shoku i vinte ne shtepi,ai i lexonte shokut librat e tij te parapelqyer,aq sa e bente dhe shokun te hipnotizuar pas aventurave te librit.Ne keto aventura humbisnin te dy me ore te tera aq sa nuk e kuptonin sensin e kohes.Pra,ky ishte argetimi i vetem i tij,aventurat ne boten e librit. Kaloi nje kohe e gjate duke bere nje jete rutine mes librave,nje jete : shtepi-shkolle,shkolle-shtepi. Kaluan disa vite,dhe jeta e tij prej nje nexnesi te talentuar ne fillore do e conte ne nje nivel tjeter me te larte,pra ne nje shkolle me te avancuar,ne gjimnaz,ne nje klase te vecuar nga klasat e tjera,klase e zgjedhur per nxenesit me te mire. Kur atij i treguan per kete gje,ai filloi te emocionohej shume sepse kishte frike se mos nuk ishte i afte per ate nivel inteligjence. Por koha tregoi te kunderten.Mesuesi i tij ndihej ne siklet para ketij nxenesi kritik dhe shume kerkues.Ky nxenes nuk kenaqej kurre me ato qe i jepte mesuesi,por kerkonte me teper duke bere pyetje te shpeshta dhe ndonjehere keto pyetje nxisnin debate te nxehta. Nje dite,ne oren e letersise,nje vajze shume simpatike,provokatore dhe e shquar ne letersi i ben nje pyetje.Askush nuk i kish drejtuar me pare pyejte,vetem kish bere pyetje.Pyetja e saj e vuri ne siklet dhe ne nje pozite shume te veshtire,jo vetem per arsye se nuk e dinte pergjigjen por dhe ngaqe u hutua nga bukuria e saj.Pyetja e saj ishte : '' Nese dikush do ishte e dashuruar pas teje,a do sakrifikoje jeten tende per te mos e humbur dashurine e saj?'' Kjo pyetje per te ishte sa e cuditshme aq dhe feminore sipas llogjikes se tij,por gjithesesi,pyetja e saj ndikoi shume ne zemren e tij,pasi ishte dicka e re ne zemren e tij,pra,dashuria. Ai heshti,sepse ra ne nje humnere,ne humneren e syve te saj provokuese. Qe nga ajo dite,mendja e tij filloi te turbullohej dhe kjo turbullire u be shkak te ulej nga mesimet.Cdo dite dhe nate mendonte vetem per syte e saj dhelperake.Ai sillej si i hutuar ne klase,aq sa filloi te behej poet pa e kuptuar as vete. Kudo,ne cdo flete,ne cdo objekt,ne banke,ne mure,shkruante emrin e saj,shkruante poezi. Te gjithe nxenesit e tjere kalonin dhe i lexonin,por nuk e dinin se kush i shkruante keto poezi.Pyesnin se kush i shkruante por asnje nuk pergjigjej.Nje dite kjo vajze pyeti per keto poezi dhe menjehere ai i dergoi nje leter me poezi.Kur vajza e lexoi,filloi te qante ne mes te klases.Te gjithe shkuan tek ajo dhe e
pyeten se cfare kishte,ajo nuk pergjigjej,vetem qante.Mesuesi mori letren dhe e lexoi.Aty e kuptoi se kush ishte poeti i talentuar dhe i dashuruar. Mesuesi e pyeti per letren dhe e ai u pergjigj se as vete nuk e dinte cfare po shkruante dhe si lindi poezia tek ai. Mesuesi kuptoi qe kishin nje talent te ri dhe shume te rralle ne klase,dhe per kete u interesua qe ta bente te njohur me poezite e tij. Fama e tij filloi te perhapej,dhe shume te dashuruar te tjere i kerkonin te shkruante ndonje poezi per te dashuren. Nje dite,ajo vajza nuk e duk me ne shkolle,kishte ndruar jete ne nje aksident,dhe kur lajmi i vdekjes se saj vajti tek ai djalosh,menjehere u zbeh dhe kaloi ne krize nervore.Gjendja e tij po perkeqesohej cdo dite. Nena e tij nuk dinte se cfare duhej bere,por babai i tij shkoi tek nena e vajzes dhe i tregoi per kete ngjarje.Nena e vajzes ne mes loteve plot dhimbje,pa qe i erdhi nje rreze shprese sepse emri i vajzes se saj po merrte jete ne zemren e dikujt tjeter.Kur nena e vajzes mori poezite e djaloshit,ajo shkoi tek ky djale dhe e perqafoi fort duke i thene ne vesh : '' bir,ti je zemra e vajzes sime,jeto i lumtur qe te shoh zemren e vajzes sime duke jetuar ne ty''. Keto fjale sheruese bene nje efekt te vecante ne zemren e tij.Filloi te mbushet me fryme me lirisht.Dhe qe nga ajo dite ai shkonte te takonte nenen e vajzes per te pare imazhin e saj. Filloi te shkonte dhe ne shkolle,por,nuk ishte me ai qe kish qene dikur,ai poeti i dashuruar. Shoket i kerkonin poezi dhe ai i pergjigjej : '' E si mund te shkruaj kur frymezimi im eshte larguar nga kjo bote? ''
Dashuri e nxituar
Pas ca kohesh,djaloshit po i kerkonin shoqerine sepse shpesh ai rrinte i vetmuar ne boten e tij qe kishte krijuar per ate qe kishte ikur nga kjo bote,sepse donte qe ta mbante gjalle ne kujtimet e tij,ne boten e tij.Aty gjente qetesine dhe paqen e sigurt,aty e mbronte dashurine nga cdo lloj aksidenti.Por ai qe mendonte se mund ta mbronte nga cdo lloj gjeje,nje dite u sulmua vete nga nje aksident.Nje femer qe ngjansonte me femren e pare,me dashurine e pare e ngacmoi,rrahjet e zemres i filluan te vraponin neper kujtime .Ajo femer e vuri re shikimin e tij te perlotur dhe shkoi ta pyeste se cfare kishte.Ne fillim ngriu sepse mendoi se mos ishte nje pjelle e imagjinates se tij.Por kur ajo e preku,trupi I tij u drodh,ndjehu se ajo ishte femra qe kishte ardhur per te nga bota e pertejme. Djaloshi filloi te pergjigjej me gjysem zeri duke e pyetur se kush ishte .Ajo u terhoq per te ikur por u kthye pas perseri duke I treguar se kush ishte.Zeri i saj ishte shume i embel por jo njesoj si e asaj qe imagjinoi ne fillim.Pasi e falenderoi vajzen,u prezantua tek ajo,ndersa ajo u habit sepse kishte degjuar per te por nuk ia priste mendja se ishte ai,pasi nuk i jepte pershtypjen si nje djalosh romantik dhe poeti i famshem qe vuante nga humbja e nje dashurie.Ajo u be kureshtare per ta njohur me mire ate djale dhe historine e saj.Djaloshi ne fillim nguroi por pasi e shihte ne fytyre,dorezohej sepse i kujtonte dashurine e pare.Pasi filloi te tregonte historine,ajo nuk e la ta perfundonte duke e prekur me doren e saj duke i dhene te kuptonte qe mos te vazhdonte me.Kur e pa ne fytyre,ajo po qante.Vajza e perqafoi ate djale,dhe nderkohe i thote ne vesh : ‘’ Kjo ishte arsyeja qe me shihje me lot ne sy,sepse te kujtova ate’’?
–Po I tha djaloshi!
A deshiron te rrime bashke - i thote vajza?
-Po!Por nuk e di nese ke ndonje lidhje me dike.
Jo,nuk kam askend dhe s'kam patur kurre dike ne jeten time.Ti je mashkulli i pare qe po perqafoj.
-Atehere,a je gati te fillojme nje histori dashurie deri ne fund se bashku?
Po,jam e gjitha per ty.
Pasi u ndane,djaloshi shkoi ne shtepi me nje cehre tjeter ne fytyre,kishte marre nje drite,nje shprese e re per jeten po fillonte.Por,ja qe jeta nuk eshte sic e presim,jeta ka plot te papritura,plot aksidente te tjera.Pas nje jave,lane nje takim ku do dilnin shetitje afer detit.Mirepo e kishte pak larg detin,keshtu qe mori ne telefon nje shok qe kishte makine.I tha qe ta merrte dhe ate kur te nisej per ne punen e tij pasi e kishte afer detin.
Gjate rruges,papritur ne mes te rruges del nje kafshe shtepiake.Per mos ta shtypur devijoi makinen,mirepo goma ra ne nje grope dhe makina u kthye permbys.Ja pra,ndodhi perseri nje tjeter aksident.Djaloshi goditi koken dhe humbi ndjenjat.Kishte rene ne koma.Qendroi disa jave dhe per fat doli nga ajo gjendje.Por,ndodhi dicka tjeter e papritur,nuk ishte ne gjendje normale,goditja e kishte lene me nje pasoje te rende qe do e shoqeronte ndoshta gjithe jeten,do i merrte gjithcka,cdo mundesi ne jete per te ardhmen...Kur erdhi ne vete,pa te gjithe familjaret aty duke folur por nuk po i degjonte dhe aq mire,aq qarte,degjimi ishte i turbullt.Mendoi se ishte per shkak te efektit te ilaceve,prandaj nuk i kushtoi rendesi.Ajo qe e shqetesoi me shume ishte mungesa e dikujt qe po ia kerkonin syte.Pyeti nenen por asnje nuk i pergjigjej,pyeti vellain,asgje.
Mjeku i tha nenes se do ishte me mire qe ta dinte.Nena mori kurajo dhe me gjysem zeri i tha qe ajo vajze nuk kishte ardhur,qe e kishte lene dhe harruar sepse mendoi se nuk do shpetoje dhe qe nuk mund ta kalonte jeten duke pritur te beheshe mire.Kjo gje e tronditi akoma me shume.Nga zemerimi filloi ta shante duke bertitur.Nga bertitja vuri re se zeri i tij nuk bente jehonen e duhur sic ishte mesuar ta degjonte.Kur nena i foli qe te mblidhte mendjen,ai e kuptoi qe nena bertiti qe te qetesohej por nuk e ndiente qe bertiste sic ishte mesuar ta degjonte,thjesht e kuptoi nga gjestet.U ankua tek mjeku per kete gje.Mjeku u habit qe nuk e kishte vene re kete gje.E mori per kontroll dhe pasi mbaruan e kuptuan qe ishte demtuar nervi i pasem por kjo gje mund te permiresohej me kalimin e kohes.
Jeta e tij me shkollen perfundoi.Nuk mundi me te studjonte dhe kjo gje e vrau shume.Me kalimin e kohes u mesua me kete ide.Filloi te mbyllej ne vetmi,duke jetuar nje jete midis librave,sportit dhe praktikimit te besimit i cili i jepte qetesine dhe paqen shpirterore.
Vitet kaluan ne kete jete rutine,asgje e re dhe asgje e vjeter,as i gjalle dhe as i vdekur.Asnje interesim per dike dhe asnje qe te interesohej per te,asnje interes per jeten dhe as jeta per te!
Si te mos mjaftonte,jeta i solli dhe nje te papritur tjeter,babai i djaloshit peson infarkt.Vellai qe gjendej jashte shtetit u nis menjehere per te dhene ndihmen ekonomike qe i kerkuan mjeket.Per fat,arriti ne kohe,operacioni doli me sukses.Pas nje muaji babai vjen ne shtepi.Vellai vendos te qendroje pak kohe me shume sa te merrte veten babai sepse nena kujdesej per te.Familja e djaloshit kishte hapur nje dyqan te vogel per te jetuar dhe vellai e pa te arsyeshme qe ta mbante hapur,keshtu qe vendosi te merrej me dyqanin e familjes.Pas nje jave,ndodh nje tjeter sprove e rende per djaloshin te cilit po i vinin sprovat nje e nga nje,varg!
Ne nje mengjes kur vellai shkon te hape dyqanin,shkojne dy persona te njohur per grindje,futen ne dyqan me dhune dhe e godasin duke i kerkuar nje shume lekesh.Ne sherr e siper,mblidhen dhe nje grup tjeter me ata te dy dhe ndodh nje sherr masiv,aq sa degradoi ne nje tentative per vrasje nga ana e tyre..Duke pare rrezikun e tyre te madh dhe dhunen ekstreme,mori nje thike buke dhe ne vetmbrotje e goditi njerin prej tyre per ta trembur.Por fatkeqesisht,goditja e zuri ne nje pike te dobet,ne ne arterje.Pas 2 oresh,pasi kaloi nje hemoragji te brendshme,dhe ca nga neglizhenca e mjekeve,personi ndroi jete.Kjo ngjarje tronditi nje qytet te tere sepse nuk kishte ndodhur me pare ne ate qytet te vogel,mirepo qytetaret fajesuan viktimen dhe grupin qe sulmuan nje njeri te vetem dhe pa faj.
Me pas u dorezua ne polici dhe nga sjellja shembullore qe kishte u denua me 16 vjet.
Jeta e djaloshit u mbush plot deshperim dhe stres sepse nga pamundesia qe kishte per te dhene ndihmen familjes se tij dhe vellait te tij,filloi ta ndiente veten te padobishem.Ekonomia po bente poshte e me poshte sepse u pre ndihma e vellait,poashtu vellai i tij kishte nevoje per ndihme ekonomike per te qendruar ne kushte me te mira sesa i ofronte burgu.
Nenen filluan ta ndihmonin te afemit e saj aq sa kishin mundesi,mirepo nuk ishin te mjaftueshme aq sa per te zgjidhur te gjitha problemet qe vinin nga gjykatat dhe mjekimet per babain.
Jeta kaloi duke luftuar me sakrifice,duke i mohuar vetes vitet me te bukura te moshes…
Nuk kishte asnje ide se cfare te bente me jeten e tij,derisa degjoi per jeten virtuale ku njihesh me gjithe boten dhe bota me ty,me gjera te reja dhe te vjetra qe duan te mesohen.Aty i lindi ideja qe te hapte dhe ai nje faqe per te njohur dhe per te ndare dicka te tijen me te tjeret.
Nje jete e re filloi ne virtualitet…Filloi te shkruante cdo gje qe mundte…
Nga keto shkrime qe postoheshin shpesh dhe qe lexoheshin nga shume,filloi te interesohej nje femer e cila e pyeste shpesh per hallet e saj,e cila kerkonte pergjigje per rrugen qe kishte filluar te jetonte…Nga keto biseda te shpeshta midis tyre lindi nje miqesi e sinqerte e cila nuk shkeputeshin dot nga njeri-tjetri.Me kalimin e kohes,pas nje viti,miqesia e tyre u thellua me shume,aq sa lindi nje shkendije dashurie midis tyre.Mirepo sic thuhet,bota virtuale nuk eshte aq e sigurt,ajo filloi ta pyeste per gjithcka…Duke filluar te pysnin njeri-tjetrin e kuptuan qe kishin kaluar te dy sprova te renda qe e bente lidhjen e tyre te pranueshme.Midis tyre lindi nje jete e re plot shprese,bisedat e tyre virtuale dhe ne celular ishin me te shpreshta…Kishin ndertuar nje enderr dhe shpresonin se do e realizonin.Mirepo kishin bere nje gabim te madh,ata nuk e kishin deklaruar kete dashuri ne familjet e tyre.Sic eshte bere zakon,dashuria e tyre nuk u pranua sepse kishin dallime shume te medha dhe mendohej se nuk do kalonin mire.Pavaresisht kesaj pengese,ata rezistuan duke i dhene te kuptonin se nuk do i ndalte askush sepse duheshin.Ishin bere plane per jeten e tyre mirepo keto plane kerkonin kohe dhe durim,gje qe vajza nuk e kishte.Ajo filloi te ushtronte presion psikologjik te djaloshi qe ta shpejtonte realizimin e lidhjes.Ky presion e lodhi aq shume sa nuk e perballonte dot stresin.Nje dite djaloshi i thote qe se shpejti do ikim larg,jashte shtetit per te kerkuar strehim per shkak te hasmerise…Por per fat te keq,kjo ishte pak e veshtire sepse kerkonte shpenzime,gje qe djaloshi nuk i kishte,ndersa vajza nuk u kujtua kurre te bente dicka,por vetem kerkonte qe cdo gje ta bente djaloshi.Pra,e gjithe bara i ra djaloshit per ta shpetuar kete lidhje.Ai i premtoi se do bente cmos qe ta shpetonte kete lidhje,mirepo nuk arriti te bente aq sa duhet sepse kerkonte kohe,gje qe ajo vajze nuk pranoi..Ne takimet e tyre bindeshin se kjo dashuri do shpetonte sepse e ndienin qe do e gjenin nje zgjidhje.Kaloi koha…dhe koha asgje nuk solli.Vajza dergoi familjen e saj per te takuar djaloshin.Per te kjo ishte nje goditje e forte sepse ndjeu nje presion te madh.Nga ky takim familjar linden dyshime qe kjo lidhje s'do kishte miresi sepse kjo familje nuk mbajti qendrimin e duhur ndaj kesaj historie.Megjithate,djaloshi nuk mund te shkeputej edhe pse i thane qe ta bente.Ajo cfare ndodhi pas nje muaji e tronditi me shume se cdo gje.Asaj i kishin bere nje propozim te ri ,gje qe ajo e pranoi menjehere.Pas nje jave ajo u fejua.Djaloshit i iken nga jeta te gjitha shpresat.Pas nje muaji,ajo u martua… Kjo martese e demoralizoi fare,jo sepse ajo u martua por sepse ajo nuk i tha asgje.Kjo i erdhi si bombe.Ajo u tregua mizore dhe egoiste sepse mendoi vetem per vete,dhe asnjehere per djaloshin sesi do ndikonte kjo ‘’surprize’’ ne jeten e tij.
A ishte kjo nje dashuri e pabese apo dashuri e pamundur???Zoti e di me se miri!
Koha do e tregoje,nese jo ne kete bote,sigurisht ne boten tjeter.
Ajo cfare po e mundon djaloshin keto dite eshte qe nuk e di akoma pse ajo iku ne kete menyre.A ishin arsyet e ikjes se saj problemet e djaloshit?
Kush mund ta dije me siguri???Askush pervec Zotit!