Tuesday, January 16, 2018

Katër faktorë që ndikojnë në këtë botë

Djalli u largua nga Mëshira e Zotit për shkak të mëndjemadhësisë që tregoi ndaj urdhërit të Tij.
Ademi dhe Havaja u larguan nga xhenneti për shkak të harresës që treguan ndaj urdhërit të Tij.
Vrasja e parë që ka ndodhur në histori është kur vëllai vrau vëllanë e tij sepse doli nga urdhërat e Tij.
Shkatërrimi i botës me përmbytje nga Zoti erdhi për shkak të idhujtarisë,dmth ju bindën urdhërave të krijesës në vend të Krijuesit.

Pra, mëndjemadhësia,harresa,dalja nga urdhërat dhe bindja ndaj krijesave janë nga 4 faktorët kryesorë që po e çojnë njeriun drejt humbjes dhe botën drejt shkatërrimit.